Koronavirusi i mori jetën dy personave në Itali. Pas kësaj situate e cila po ecën me ritme të frikshme, autoritetet shqiptare janë vënë në veprim. Kina po përballet çdo ditë e më shumë me shtimin e numrit të viktimave, për shkak të koronavirusit që është përhapur gjerësisht.
Kina publikoi vijimësinë gjenetike të koronavirusit gjatë fillimit të janarit, por Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), njoftoi se gjetja e vaksinës kërkon të paktën 18 muaj.
Aktualisht nuk ka asnjë kurë për virusin, megjithëse mijëra persona janë shëruar. Viktimat janë kryesisht të moshuar apo me probleme shëndetësore si diabeti, zemra ose sëmundjet e mushkërive.
Studiuesit në të gjithë botën po punojnë drejt një vaksine, ndërsa Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë, njoftoi se po zhvillohet testimi i kafshëve për gjetjen e vaksinës me prova klinike të mundshme në prill ose maj.