E enjte, 16 Shtator, 2021
32.5 C
Tirana

“Profesorët janë kthyer në manjakë”/ Qytetarët: Kemi frikë (VIDEO)

Nga Anxhela Ferra

Siguria në shkolla është një nga çështjet më delikate në vend. Nga mësues dhe edukatore të cilët dhunojnë fëmijët, në nxënës të cilët përdhunojnë bashkëmoshataren e tyre në ambientet e shkollës. Dhe deri në profesorë që ngacmojnë seksualisht nxënëse. Teksa çështjet janë trajtuar si raste sporadike, masat e marra nga institucionet përkatëse me në krye Ministrinë e Arsimit lënë shumë për të dëshiruar.

Tirana Today pyeti qytetarët nëse i shohin të sigurta ambientet e shkollave apo jo. Dhe përgjigjia e tyre ishte zhgënjyese për sistemin arsimor në vend. Pasi tregon më së miri sa probleme ka dhe nevojën e menjëhershme për marrjen e masave.

“Më tremb shumë sepse është një fakt i frikshëm, kjo është e tmerrshme. Jo alaram që duhet të ngrihet, por unë them që më tmerr nuk ka. Ti i çon në shkollë dhe ndodhin këto gjëra, pastaj mund të prentendosh që ndodhin edhe gjëra më të tmerrshme sesa veç ngacmime.”

“Është absurditet i madh dhe ai njeri që e bën këtë gjë duhet të shkojë patjetër në burg. Por, drejtori dhe mësuesit duhet të kenë më tepër kujdes te fëmijët.”

“Aspak të sigurt nuk janë fëmijët nëpër shkolla, ndaj edhe ne sigurisht që na trembin shumë gjëra.”

“Në periudhën që unë kam qenë në shkollë nuk kanë qenë shumë të shpeshta ngacmimet nga profesorët. Por, tani duket sikur janë kthyer të gjithë profesorët në manjakë seksual.”

Shumë nga qytetarët shprehen se një nga arsyet më të forta se përse përherë e më tepër po zgjedhin privatin, lidhet pikërisht me sigurinë. Pasi sipas tyre atje ka më tepër kontroll.

“Unë vazhdojë studimet në privat dhe atje jam e qetë. Të njohurave të mija nuk i ka ndodhur një rast ngacmimi seksual, por nuk janë të pakta rastet.”

 “Kjo që po ndodh është një gjë e tmerrshme. Dhe prandaj unë e kam çuar fëmijën në shkollë private. Në mënyrë që të jetë më i kontrolluar. Kështu duhet të jetë në çdo shkollë, me kontrolle të rrepta.”

Ata kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme nga Ministria e Arsimit me qëllim rritjen e sigurisë në shkolla. Dhe uljen e ndjeshme të rasteve të tilla që vënë në rrezik mirëqënien e fëmijëve.

“Duhet të bëhet një kujdes më i madh para se të punësohet një mësues. Duhet të merren të dhënat se ku ka punuar, me çfarë është marrë edhe nëse ka qenë jashtë shtetit.”

“Ata janë bastardë, banalë, i paedukuar. Persona të tillë nuk duhet të jenë si pedagogë në radhët e shkollës. Para se të japë mësim, ai duhet të testohet në është i aftë për ta bërë atë punë. Të mos jetë person i rrezikshëm apo pedofil. Ministria e Arsimit duhet të marrë urgjentisht masa për këtë gjë.”/ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E vetmja mënyrë për të trembur Ramën

Nga: Dritan Hila Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë...

Nëndetëset me energji bërthamore, Kina denoncon paktin SHBA-Britani-Australi

Kina ka denoncuar një pakt historik të sigurisë midis SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e përshkruar aleancën si "jashtëzakonisht të papërgjegjshme" dhe...

Mësimi nga mençuria e gjyqtarit Learned Hand

Nga: Irena Beqiraj Po jetojmë një periudhë të çmendur “skepticizmi” ndaj Amerikës. Mesazhet e shumë zyrtarëve të saj duken butaforike. Por historia na tregon që...

I zhdukur prej dy ditësh, 39-vjeçari gjendet pa shenja jete

Policia e Tiranës njofton se është gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar në zonën e quajtur "Kodrat e Selitës". Policia ka indentifikuar viktimën, shtetasi...

“Shqipëria do monitorohet nga kamerat”, ministri Çuçi zbulon planin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zbuluar sot në Kuvend objektivat e dikasterit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme të 'Qeverisë Rama'....