Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Belbëzonte në fëmijëri, çfarë nuk dini mbi aktorin Bruce Willis (VIDEO)

6 vjet ago
in Stil, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Belbëzonte në fëmijëri, çfarë nuk dini mbi aktorin Bruce Willis (VIDEO)

Bruce Willis është një nga aktorët më të mirënjohur të Hollivudit, me filmat hit si “Die Hard”, “Pulp Fiction”, “Armageddon” apo “Fifth Element”. Sot ai është shumë i famshëm, por jeta e tij nuk ka qenë përherë e lehtë. Një problem në të folurën e tij në fëmijëri, e bëri objekt të bullizmit në shkollë, ndërsa në një rast humbi pjesërisht dëgjimin gjatë xhirimit të një filmi aksion.

Lindi në Gjermani

Bruce Willis lindi në Idar-Oberstein të Gjermanisë Perëndimore më 19 mars 1955. I ati, David Willis, ishte një ushtar amerikan me mision në Gjermaninë Perëndimore. Atje u njoh me nënën e Bruce, Marlene, që ishte nga Kassel. Në vitin 1957, David u shkarkua nga ushtria, dhe familja u zhvendos më banim në New Jersey.

Belbëzonte në fëmijëri, ndaj ra pre e bullizmit

Willis ishte tip social dhe i hapur me të tjerët. Por kishte diçka që e mundonte. Ai belbëzonte shumë rëndë në moshë të re, nga mosha 9-17 vjeç. Për këtë arsye, aktori kujton se tallej shpesh në shkollë. Por belbëzimi i tij do të zhdukej gjatë kohës që luajti një rol me trupën amatore të teatrit në gjimnaz. Më vonë nisi seancat e gjata të rehabilitimit me një logoped.

Publikoi një album muzikor, që u bë hit në SHBA

Jo shumë njerëz e dinë se përveçse është aktor, Bruce Willis ka qenë edhe një këngëtar i suksesshëm. Në vitin 1987, ai publikoi ​​albumin “Kthimi i Brunos”, nga shtëpia diskografike “Motown”. Kënga kryesore “Respect Yourself”, u rendit e pesta në hit-paradën amerikane. Pas albumit të parë, ai publikoi më vonë edhe të dytin, me këngë të rrymës R&B.

Humbi dëgjimin në njërin vesh, gjatë xhirimit të filmit aksion “Die Hard”

Bruce Willis u bë i njohur në mbarë botën, me personazhin e John Mclain në filmin me disa seri “Die Hard”. Nëse mund të keni vënë re gjatë intervistave, Willis ka prirjen të zgjasë kokën para dhe të pyesë shpesh “Çfarë?” atë që po e interviston. Dhe kjo gjë e ka një arsye. Gjatë xhirimit të filmit “Die Hard”, Willis pësoi humbje dëgjimi në masën 2/3 në veshin e tij të majtë.

Sot nuk është se nuk dëgjon fare, por nuk mund të dëgjojë mirë. Dëmtimi i dëgjimit u shkaktua nga një skenë kur ai qëllon me armë një nga anëtarët e bandës kriminale. Për të pasur një zhurmë sa më realiste të së shtënës, stafi ia modifikoi armën që të bënte më shumë zhurmë se sa zakonisht.

U martua me aktoren Demi Moore

Një nga çiftet e njohura të Hollivudit, ka qenë martesa midis Bruce Willis dhe Demi Moore. Ata u njohën në vitin 1987, në sheshxhirimin e filmit “Stakeout”. Çifti u martua më 27 nëntor 1987 në Las Vegas. Në dasmë këndoi artisti i njohur Little Richard. Fatkeqësisht, martesa mes Willis dhe Moore nuk zgjati shumë. Ata u divorcuan në vitin 1998.

Është aktori i parë si personazh në një videolojë kompjuterike

Videoloja “Apocalypse” në vitin 1998, ishte një mundësi unike për aktorin Bruce Willis. Ai ishte personazhi kryesor i saj. “Apocalypse”, ishte në fakt videoloja e parë, e pabazuar në një film ekzistues.

Luajti në filmin “The Sixth Sense”, pasi i kishte një borxh kompanisë “Disney”

Willis shkaktoi në një rast një debat të fortë me producentët, mbi një projekt tjetër filmik të “Disney”. Ai duhej të luante rolin kryesor në filmin “The Broadway Brawler” rreth sportit të hokejit. Willis u tërhoq në momentin e fundit, dhe kjo e futi në konflikt me kineastët. Në nerva e sipër ai u përlesh fizikisht me regjizorin dhe një pjesë të mirë të stafit. Pak kohë më vonë, si për të kërkuar ndjesë, Willis u shfaq në 2 filma të kompanisë  dhe “The Sixth Sense” ishte njëri prej tyre.

TIRANA TODAY

 

Tags: aktorBruce WillisHollivud

TË LIDHURA

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë
Kuriozitete

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë

18:45 | 14/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur
Kuriozitete

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025
“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”
Kuriozitete

“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”

18:33 | 10/07/2025
Next Post
Konsensusi për ‘Zgjedhoren’, reagon OSBE

Konsensusi për ‘Zgjedhoren’, reagon OSBE

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj bëhen prindër për herë të dytë

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj bëhen prindër për herë të dytë

Marrëveshja për ‘Zgjedhoren’: Bardhi: Rama t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira

Marrëveshja për ‘Zgjedhoren’: Bardhi: Rama t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira

JU REKOMANDOJMË

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Patagonia bën thirrje për veprime të menjëhershme për Lumin Vjosa, ja çfarë e kërcënon Parkun Kombëtar
Aktualitet

Patagonia bën thirrje për veprime të menjëhershme për Lumin Vjosa, ja çfarë e kërcënon Parkun Kombëtar

by mirseda
22:45 | 17/07/2025
0

Dy vjet pas përcaktimit të tij historik si parku i parë kombëtar i lumit të egër në...

Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë

Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë

22:07 | 17/07/2025
Takimet speciale në burgje, kush ka të drejtë të takojë të dënuarin? Flasin ish-Drejtorët

Takimet speciale në burgje, kush ka të drejtë të takojë të dënuarin? Flasin ish-Drejtorët

22:04 | 17/07/2025
Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?

21:55 | 17/07/2025
Flakë edhe në Borsh, zjarrfikësit shmangin djegien e shtëpive afër kalasë

Flakë edhe në Borsh, zjarrfikësit shmangin djegien e shtëpive afër kalasë

21:42 | 17/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com