Edhe prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka përshëndetur marrëveshjen për reformën zgjedhore. OSBE e sheh këtë marrëveshje, si një hap me mjaft rëndësi drejt një reforme të plotë.
“E shohim këtë marrëveshje, si një hap të parë të rëndësishëm drejt një reforme të plotë e në kohën e duhur, që do të trajtojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, në dobi të të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Prezenca është e gatshme të vijojë të kontribuojë në procesin e reformës zgjedhore, në përputhje me mandatin e saj”, thonë nga OSBE.