Të Gjitha

Marrëveshja për ‘Zgjedhoren’: Bardhi: Rama t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira


               Publikuar në : 17:05 - 14/01/20 M S

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas arritjes së konsensusit mes palëve. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se Reforma Zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e votave të blera. Po kështu, vendimet për Reformën Zgjedhore do të marren me konsensus jashtë Parlamentit ilegjitim. Dhe pika e fundit por jo më pak e rëndësishme; Parlamenti është vetëm noter formal i vendimeve të tryezës politike.

Statusi

Propaganda është më e ethshme se asnjëherë për të mbuluar thelbin e asaj që u arrit me ndërmjetësimin e partnerëve ndërkombëtarë:

1.Reforma zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e votave të blera.
2.Vendimet për reformën zgjedhore do të marren me konsensus jashtë Parlamentit ilegjitim.
3. Parlamenti është vetëm noter formal i vendimeve të tryezës politike.

Përfaqësimi në tryezën e reformës zgjedhore me një nga arkitektët e blerjes së votës është në turpin e PS. Në dorën tonë nuk është të zgjedhim kundërshtarin, por të bëjmë çdo gjë për zbatimin e reformës zgjedhore, që çon vendin drejt zgjedhjeve.

Në dorën e qeverisë është të heqë gjendjen e jashtëzakonshme dhe t’u hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT