Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Borxhi i pakthyer prej 24 vitesh, motra nuk ka t’ia kthejë vëllait

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Borxhi i pakthyer prej 24 vitesh, motra nuk ka t’ia kthejë vëllait

Zonja Besnike, prej 24 vitesh mban një peng brenda vetes. Ajo ka zgjedhur programin “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan për të falenderuar vëllain për borxhin që ai i dha, në mënyrë që ajo dhe familja e saj të blinin një shtëpi. Rrëfimi i saj në studio është shoqëruar me emocione të mëdha.

Ajo ka treguar vështirësitë ekonomike që familja e saj është përballur, por edhe sesi komposimi që prisnin të merrnin nga toka që burri kishte, nuk erdhi kurrë.

Besnike: Unë kam ardhur për një mesazh falenderimi për vëllain tim që quhet Skënder Xhepa. Dua ta falenderoj për një gjë që ka bërë për mua sot dhe 24 vjet para. Para 24 viteve kur ishin firmat piramidale ku gjithë njerëzit shkonin për ti çuar lekët, për ti dyfishuar, si ta them unë të gjitha.

Ardit Gjebrea: Lëre mos na kujto se kemi lënë ndonjë lekë aty.

Besnike: Ai i kishte dy lekë se punonte vetë marangoz, kishte punësuar bile dhe vëllain tim të voglin aty. Unë i kërkova atij borxh sepse doja të blija një shtëpi, sepse ne jetonim me vjehrrën, unë me dy gocat dhe bashkëshortin tim dhe vjehrra kishte dhe dy çuna të tjerë. Ishim shumë ngushtë me shtëpi dhe vjehrra s’kishte çfarë na bënte sepse dhe asaj i kishte vdekur burri dhe ishin shumë kështu. Edhe unë tani e dija se vëllai kishte dy lekë dhe menjëherë i rashë në qafë vëllait. Thashë të ble një shtëpi aty afër vjehrrës, se kishim dhe probleme familjare. Aty kisha një shtëpi që më pëlqente shumë dhe i them vëllait: Dua të ble këtë shtëpinë sepse më pëlqen. Ai më tha prit njëherë, ti çoj lekët në firmë të bëhen edhe për ty, edhe për mua dhe pastaj ta blejmë edhe këtë shtëpinë. Por atë shtëpinë që doja ta bleja unë, ajo tha e kam në pazar dhe do ta shes, di unë kështu.

Ardit Gjebrea:  U trembe ti?

Besnike: Unë u tremba dhe i thashë vëllait kshu kshu. Ai u mendua njëherë, më pa drejt dhe në sy dhe më tha: Mirë unë nuk do i shtoj lekët. Edhe lekët që kishte mi solli mua dy herë. Njëherë dy milionë dhe njëherë dy milionë të tjera. Se aq kishte ai.

Ardit Gjebrea: 4 milionë?

Besnike: 4 milionë. Shtëpia kushtoi 5 milion e gjysmë faktikisht. Një milion i futi babai dhe nëna ime, edhe me vëllain e vogël që jetonte me babin dhe nënën.

Ardit Gjebrea: Qartë!

Besnike: Pastaj 500 mijë lekë m’i futi motra e dytë, burri i motrës dhe atë e falenderoj. Dhe u bënë lekët, i çuam lekët e shtëpisë.

Ardit Gjebrea: Tani si do ja laje vëllait këto para ti? Kishe ndonjë plan?

Besnike: Do ja laja kështu, se burri im vjen nga Bovilla, si origjinë. Ata tani i shpërnguli shteti, Bovillën dhe i solli këtu në institut sepse do bëhej liqeni i Bovillës atje. Dhe vjehrra mendonte, e shkreta si për të rregulluar neve, çunat të gjithë dhe vetë ajo. Vjehrri se ka vdekur ai, kishte pjesën e tokës së vetë atje që do kompesohej nga shteti. Edhe ne menduam, se këta në fakt kishin ikur kohë më përpara dhe ne menduam se të gjithë që kishin ikur bënë letrat për të bërë kompesimin e tokës së vet atje. Edhe ne me këtë ide, kështu i thashë vëllait unë: Kur të marrë lekët atje, unë do ti jap lekët ty. Edhe ai i shkreti i besoi këtë gjë dhe m’i dha dhe si motër ai, se unë kurrë s’ja ktheva ato lekë atij. Ne menduam që njerëzit që burri kishte atje, do na shkruanin emrat, siç morën të gjithë. Se të gjithë morën, edhe ata që kishin ikur më përpara se neve, e morën pjesën e kompesimit, kurse neve nuk e morëm kurrë. Nuk e di si u bë ajo gjë nga të afërmit e burrit./tvklan.al

 

Tags: ardit gjebreabesnikëborxhika nje mesazh per tyTv Klanvëllai

TË LIDHURA

Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë në Europë në 2024-n
Ekonomi

Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë në Europë në 2024-n

09:21 | 03/06/2025
Matura Shtetërore, sot testimi i gjuhës së huaj për rreth 27 mijë nxënës
Aktualitet

Matura Shtetërore, sot testimi i gjuhës së huaj për rreth 27 mijë nxënës

08:37 | 03/06/2025
“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet
Aktualitet

“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

21:59 | 02/06/2025
Next Post
Çadrat me vete, shiu dhe dëbora nuk do ndalen

Çadrat me vete, shiu dhe dëbora nuk do ndalen

Iran/ Autoritetet ndalojnë ambasadorin britanik

Iran/ Autoritetet ndalojnë ambasadorin britanik

Fotot e konfirmuan/ Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë bashkë

Fotot e konfirmuan/ Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë bashkë

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Kaos në vetëdeklarimet e xhiros në Tiranë, nuk ka sistem dixhital
Media Marketing

Kaos në vetëdeklarimet e xhiros në Tiranë, nuk ka sistem dixhital

by mirseda
09:27 | 03/06/2025
0

Paqartësitë që nisin që me përcaktimet në legjislacion, mungesa e shkëmbimit automatik të të dhënave mes sistemit...

Të paktën 34 persona humbasin jetën në Indi pas përmbytjeve të mëdha

Të paktën 34 persona humbasin jetën në Indi pas përmbytjeve të mëdha

09:24 | 03/06/2025
Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë në Europë në 2024-n

Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë në Europë në 2024-n

09:21 | 03/06/2025
Trump: SHBA-të nuk do të pasurojnë uranium në Iran

Trump: SHBA-të nuk do të pasurojnë uranium në Iran

09:15 | 03/06/2025
Koreja e Jugut voton për presidentin e ri, pjesëmarrje rekord qytetarësh!

Koreja e Jugut voton për presidentin e ri, pjesëmarrje rekord qytetarësh!

08:43 | 03/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com