Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Teknologji Media Marketing

Kaos në vetëdeklarimet e xhiros në Tiranë, nuk ka sistem dixhital

11 muaj ago
in Media Marketing, Teknologji
Kaos në vetëdeklarimet e xhiros në Tiranë, nuk ka sistem dixhital

Paqartësitë që nisin që me përcaktimet në legjislacion, mungesa e shkëmbimit automatik të të dhënave mes sistemit qendror tatimor dhe atij vendor, deri te mosvendosja e një linku apo formulari online për vetëdeklarimet për ndryshimet e xhiros, vijojnë të shkaktojnë sorollatje për bizneset në Tiranë.

Muajin e kaluar gjithashtu rreth 2 mijë biznese u gjobitën nga Drejtoria e Tarifave dhe Taksave Vendore të Bashkisë Tiranë, për shkak të mosdeklarimit në afat të ndryshimeve në xhiron vjetore.

Penalitetet për mosdeklarim në kohë të ndryshimit të xhiros nuk ishin të vetmet pasoja për subjektet.

Pas rivlerësimit të xhiros së deklaruar, një pjesë e bizneseve që u klasifikuan në kategori më të larta tatimore, u ngarkuan edhe me detyrime shtesë për taksën e infrastrukturës arsimore dhe taksën e pastrimit.

Sipas ndarjeve të miratuar në Këshillin Bashkiak të vitit 2019, në Tiranë një biznes p.sh i shitjeve me pakicë me qarkullim vjetor të ardhura deri në 2 milionë lekë paguan 2,500 lekë në vit taksë për infrastrukturën e përkohshme arsimore.

Ndërsa për një biznes me xhiro nga 2 deri në 8 milionë lekë detyrimi është 1,500 lekë më shumë. Për këtë kategori detyrimi është 4,000 lekë në vit. Për bizneset me xhiro mbi 8 milionë lekë taksa për t’u paguar arrin në 15,000 në vit.

Për penalitetet e bëra Drejtoria e Tarifave dhe Taksave Vendore sqaroi më herët se detyrimi për vetëdeklarimin brenda 15 ditëve nga ndryshimi, në përputhje me nenin 43 të ligjit “Për procedurat tatimore”, është detyrim i bizneset ta kryejë pranë administratës së tatimeve të pushtetit vendor.

Sqarimi shkaktoi debate te biznesit, që ngritën shqetësimin se për plotësimin e këtij detyrimi nuk ka asnjë link zyrtar online apo formular në dispozicion nga tatim-taksat vendore. Ndërsa të adresa zyrtare [email protected] nuk merrnin asnjë përgjigje.

Më tej pas insistimit të Monitor Drejtoria e Tarifave dhe Taksave Vendore sqaroi se “në orientimin e subjekteve për plotësimin e detyrimeve të tyre ligjore nëpërmjet vetëvlerësimit dhe vetëdeklarimit të detyrimit procedura është duke na shkruar në emailin tonë zyrtar [email protected], ose duke u paraqitur fizikisht pranë sporteleve tona për të plotësuar formularin përkatës, si parimi bazë dhe universal mbi të cilin mbështetet çdo sistem tatimore”.

Për këtë situatë, debate pati edhe në radhët e ekspertëve, pasi sipas tyre ligji “Për procedurat tatimore” nuk përcakton qartë detyrimin për vetëdeklarim të ndryshimeve të xhiros në nivelin vendor.

“Bazuar në udhëzimin nr. 24, datë 02.09.2008 për zbatimin e ligjit “Për procedurat tatimore” detyrimi për të njoftuar ndryshimet lind vetëm kur ndryshon përgjegjësia tatimore pas regjistrimit fillestar,” u shpreh më herët audituesi ligjor Julian Saraçi.

E pyetur për këtë problematike, se pse nuk arrin sistemi të transmetojë automakisht të dhënat për ndryshimet e përgjegjësisë tatimore dhe përgjegjësi e kujt është vetëdeklarimi, pasi në ligj nuk përcaktohet në mënyrë konkrete institucioni për vetëdeklarimin e ndryshimeve të xhiros, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) tha se pavarësisht problematikave mbetet përgjegjësi e biznesit që vetëdeklarimim e ndryshimeve te xhiros ta kryejë pranë tatimeve e pushtetit vendor.

TË LIDHURA

Alarm në Shqipëri: qytetarët mashtrohen nga SMS të rreme
Aktualitet

Alarm në Shqipëri: qytetarët mashtrohen nga SMS të rreme

15:53 | 09/04/2026
Kujdes! Mesazhe mashtruese në emër të postës – Policia: Mos jepni të dhënat tuaja
Aktualitet

Kujdes! Mesazhe mashtruese në emër të postës – Policia: Mos jepni të dhënat tuaja

15:42 | 06/04/2026
Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”
Bota

Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”

08:46 | 31/03/2026
Next Post
Përfundojnë bisedimet Rusi-Ukrainë në Stamboll, Zelensky: Po përgatisim…

Përfundojnë bisedimet Rusi-Ukrainë në Stamboll, Zelensky: Po përgatisim…

Zbulohen 2 magazina ku stampoheshin veshje të kontrabanduara me logo false

Zbulohen 2 magazina ku stampoheshin veshje të kontrabanduara me logo false

Tërmeti i fortë godet brigjet e Rodosit

Tërmeti i fortë godet brigjet e Rodosit







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur
Aktualitet

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

by mirseda
22:21 | 16/04/2026
0

Sigurimi i banesave në Shqipëri mbetet ende një praktikë pak e përhapur, duke reflektuar një kulturë të...

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

21:53 | 16/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com