Teksa fokusi këto ditë ka qenë tek Arilena Ara dhe Elvana Gjata, këngëtarët e tjerë duket sikur janë lënë në hije. Shumë prej tyre shpërthyen në revoltë të hapur për vlerësimet, por ka edhe nga ata të cilët tashmë bëjnë publike të gjitha prapaskenat e festivalit të fundvitit.
Me anë të një postimi në Instagram, Gena shprehet se në “Festivalin e Këngës” mungonte barazia dhe drejtësia. Për të, këto dy komponentë jetik mungonin në këtë festival.
I rebeluar për çfarë ka ndodhur gjatë netëve ku ai performoi, Gena vë në dukje problemet teknike. Jo vetëm kaq, por ai trajton edhe një tjetër problematikë. Atë të mbështetjes së pakursyer ndaj dy personazheve, e ndërsa këngëtarët e tjerë nuk e kishin atë lloj komoditeti.
Gena citon më tej se në natën finale, dikush ka ndërhyrë për të dëmtuar perfomancën e tij. Teksa ka qenë gati për të performuar, pak sekonda para se të dilte në skenë, teknika ka ndërhyrë për të dytën herë në kufjet e tij. Për rrjedhojë, këngëtari gjatë gjithë kohës ka patur shkëputje të audios në kufje.
Statusi
Na u kerkua dhe na u premtua qe do te merrnim pjese ne nje festival vlerash qe kryefjala do ishte kenga!
Nje festival qe do te kishte barazi dhe drejtsi…
Po nuk ndodhi ashtu….
Probleme te jashtzakonshme teknike…Probleme qe nisen qe ne prova por prap se prap vendosa te vazhdoj edhe pse nuk kisha perkushtimin e duhur si artist. Ne kete festival morem pjese 20 artiste por 18 prej nesh nuk ju ofrua asnje lloj komoditeti!
Dua te ndaj me ju nje shqetesim…
Pas nates se dyte ku publiku ka kercyer dhe ka kenduar kengen time nje kthes e jashtzakonshme ndodh ne naten finale. Nuk dua te besoj qe eshte ber me qellim. Nderkohe qe isha gati per te performuar 10 sekonda perpara se te dal ne skene teknika nderhyn per te dyten here ne kufjet e mija duke me len te dyshoj qe dicka nuk shkonte mire, dhe rezultati ishte qe gjat gjith kohes kam patur shkeputje te audios ne kufje,vetem per respektin tuaj e vazhdova kengen deri ne fund duke mos patur gati gati fare degjim!
Me falni qe nuk isha Gena qe ju njihni ne kto 25 vjet!U mundova te jap me te miren nga vetja por jo gjithcka eshte ne doren e artistit…
Megjithate jeta vazhdon..
Dua tju uroj nga zemra Gezuar Krishlindjet dhe zoti ju bekoft!