E shtunë, 24 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

Putin: Për herë të parë kemi epërsi ushtarake ndaj SHBA

Ndërkohë që Koreja e Veriut i premton opinionit publik “dhurata” për Krishtlindje, Rusia i paraprin ato duke deklaruar se versioni tokësor i një gjenerate të re raketash po testohet, duke mundësuar për herë të parë një epërsi ushtarake ruse në një teknologji që forcat e rivalit të përhershëm amerikan ende nuk kanë zhvilluar.

Bëhet fjalë për raketën supersonike 3M22 Zirkon, që me rrezen e saj deri në 1000 kilometra dhe shpejtësinë deri në Mach 9, premton të jetë i pakapshëm nga çdo radar i vendeve perëndimore.

Testimet super sekrete për ketë armë kanë filluar në 2012, por sipas burimeve vetëm në 2016 at kanë dhënë përgjigje pozitive. Në shkurtin e 2019, vetë Putin e zyrtarizoi testimin e suksesshme nga ajri dhe deti.

Por ditën e djeshme gjatë një takimi me krerët e ushtrisë ruse, presidenti Putin njoftoi se është pothuajse gati edhe versioni tokësor i raketës.

Edhe Shtetet e Bashkuara po punojnë për një teknologji të tillë, por deri më tani nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar mbi përparime domethënëse në këtë.

Zircon me shpejtësinë e tij krijon një “mburojë” dhe sipas krijuesve të tij e zhduk edhe nga radarët më të sofistikuar të forcave NATO, ndërkohë që raketa mund të komandohet edhe me distancë, duke ndërruar drejtimin fillestar. /a2

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...