Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Si e nxori INSTAT Shqipërinë më të pasur se Rumania dhe Serbia

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
INSTAT: Ndërmarrjet e vogla, më inovative se të mëdhatë

Nga: Klodian Tomorri

Pasi ndenji 7 vjet pa matur varfërinë si askund tjetër në Evropë, më në fund Instituti i Statistikave publikoi pak ditë më parë Anketën e te Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës. Në fakt, anketa e re e bën të pamundur krahasimin se çfarë ka ndodhur me varfërinë në 7 vitet e fundit në Shqipëri, për shkak se zbaton një metodologji krejt të ndryshme duke kaluar nga koncepti i varfërisë absolute në atë relative.

Por ndonëse ndryshimi metodologjik ishte kërkesë e Bashkimit Evropian, raporti i INSTAT për varfërinë është një perlë e botës së PR-it. Pika kritike është krahasimi me vendet e tjera të Bashkimit Evropian. I vetmi tregues për të cilin INSTAT ka bërë krahasimin me vendet e tjera është “Varfëria Relative.” Madje duke e ilustruar edhe me komente si më poshtë: “Vlera më e lartë e varfërisë relative shënohet në Serbi (24,3 %), Rumani (23,5 %) ndjekur nga Shqipëria (23,4 %).”

Për një individ me njohuri mesatare, ky koment lë të kuptohet se familjet shqiptare janë më të pasura se ato serbe dhe rumune. Madje nëse shikon grafikun e madh të krahasimit, vihet re se Shqipëria konkurron me Spanjën, Letoninë, Bullgarinë e madje edhe me Italinë, të cilat kanë një varfëri relative që luhatet nga 20 deri në 23 për qind.

Por ky tregues i shkëputur është deformues dhe keq oriention. Varfëria relative mat pjesën e popullsisë që jeton me më pak se 60 për qind e të ardhurave mesatare kombëtare. Për vitin 2018, e ardhura mesatare e disponueshme në Shqipëri ishte rreth 200 euro në muaj, që do të thotë se Shqipëria klasifikon si relativisht të varfër çdo individ që jeton me më pak se 120 euro në muaj.

Në Rumani, kufiri i varfërisë relative është 321 euro në muaj, ndërsa në Spanjë 1 100 euro në muaj. Këto shifra të ndryshme, INSTAT i krahason si të barabarta në një grafik. Kjo është njësoj si të krahasosh kekun me byrekun, për të mos përdorur atë metaforën tjetër me dollarin, që ndoshta në këtë rast do të ishte edhe më e goditur.

Ka një tregues tjetër, i cili bën më shumë sens për të krahasuar nivelin e varfërisë midis vendeve. Ai është privimi i thellë material. Eurostat klasifikon 9 kategori shpenzimesh që përbëjnë nevojat bazë të domosdoshme për jetesën e një familje. Nga mungesa e televizorit me ngjyra, ngrohja në banesë e deri tek pamundësia për të ngrënë tre vakte mish në javë apo për të bërë një javë pushime larg shtëpisë. Nëse një familje nuk mund të plotësojë 4 prej këtyre 9 nevojave, atëherë ajo klasifikohet si e privuar materialisht.

Këto janë 9 zëra të standardizuar në rang evropian me direktivë të BE-së. Ndaj ky indikator është vetmi që bën sens për krahasime me vendet e tjera dhe për të treguar se si ndryshon mirëqënia midis vendeve të ndryshme. Por cilat janë rezultatet?

Në Shqipëri, 38.3 për qind e familjeve janë thellësisht të privuara materialisht, pasi nuk mund të plotësojnë dot të paktën 4 nga 9 nevojat e mësipërme. Në Serbi, shifra është 16 për qind, pra 2.5 herë më pak, në Rumani 16.8%, kurse në Itali vetëm 8 për qind. Në total mesatarja e familjeve thellësisht të privuara materialisht në Bashkimin Evropian është 6.6 për qind.

Për ta thënë më qartë, varfëria në Shqipëri është 7 herë më e lartë se sa mesatarja e Bashkimit Evropian, edhe pse po të shohësh Anketën e INSTAT, Shqipëria ngjan si një lule në mes të Evropës.

 

Tags: ekonomiainstatklodian tomorrishqiperia

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
“E kërcënuan” Zgjidhet kreu i ri i ISKK që do të zëvendësojë Agron Tufën

“E kërcënuan” Zgjidhet kreu i ri i ISKK që do të zëvendësojë Agron Tufën

“S’na e var kush mor vlla”/ Ard Daullxhiu qan hallet me ministrin Klosi

“S’na e var kush mor vlla”/ Ard Daullxhiu qan hallet me ministrin Klosi

Kryebashkiaku i njohur kërcënohet në zyrë

Kryebashkiaku i njohur kërcënohet në zyrë







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën
Bota

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën

by mirseda
22:37 | 06/04/2026
0

Një ortek në Norvegji ka shkaktuar vdekjen e dy skiatorëve dhe ka lënë të plagosur edhe dy...

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

22:29 | 06/04/2026
Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

22:15 | 06/04/2026
Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

22:10 | 06/04/2026
Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

22:03 | 06/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com