E shtunë, 27 Shkurt, 2021
4 C
Tirana

“S’na e var kush mor vlla”/ Ard Daullxhiu qan hallet me ministrin Klosi

Kryeministri Edi Rama bashkë me kabinetin qeveritar kanë vizituar ditën e sotme disa nga banorët që janë strehuar në një hotel në Durrës.

Ndërkohë i pranishëm në hotelin që vizituan dy zyrtarët ishte edhe Ard Daullxhiu, një personazh i bërë i njohur për publikun në emisionin ‘Zonë e Lirë’. Ministri Klosi është ulur në tavolinë bashkë me të duke i shpjeguar atij dhe të tjerëve të pranishëm, procedurën se si do të veprohet pasi të ikin nga hoteli ku janë strehuar.

Ministri i Turizmit i tha Daullxhiut se duhet të shkojë në bashki dhe të kërkojë kredi ose qira të cilën do e paguajë bashkia.

“Hotelet do bëhen gati për sezonin turistik kështu që avash avash duhet të lëvizin prej andej”, tha Klosi.

“Po s’na e var kush more vlla. Ku të shkojmë, s’na e var njeri ne”, iu përgjigj Daullxhiu.

Kryeministri Rama zhvilloi ditën e sotme në Golem një mbledhje vjetore me ministrat e kabinetit qeveritar. Sipas gazetës Panorama, kohën e tyre të pushimit të drekës, ata vendosën që të vizitonin disa nga banorët e prekur nga tërmeti.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Studimi: Një dozë e vetme e vaksinës së Pfizerit ul transmetimin e virusit

Tre studime të reja britanike tregojnë se vaksina kundër COVID-19-s e kompanive Pfizer-BioNTech, e cila merret me dy doza, zvogëlon transmetimin e virusit pas...

Sa ndihmojnë vaksinat kineze për rritjen e influencës së Pekinit në Ballkan?

Në një kohë kur shumë vende kanë vështirësi për të siguruar doza të mjaftueshme vaksinash për koronavirusin, Kina ka shtuar përpjekjet për të shpërndarë...

Koronavirusi, Tomini: Dy fëmijë ndodhen në terapi intensive

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka folur për situatën me Covid-19 në spitalet që trajtojnë koronavirusin në vendin tonë. Në një lidhje direkte me...

Epidemiologu Alimehmeti: Të saktësohen sa teste e tampone bëhen në ditë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur për situtën e pandemisë në vendin tonë, ku është shprehur se është ende herët për të folur për një...

Rakacolli: Të hënën vijnë 15 mijë doza të vaksinës së Pfizer

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se të hënën do të vijnë në Shqipëri 15 mijë doza të vaksinës së Pfizer. Ajo tha në Report...