Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Plas sherri mes artistëve/ Laert Vasili bëhet për spital

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Kultura, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Plas sherri mes artistëve/ Laert Vasili bëhet për spital

Pak më herët, aktori Laert Vasili publikoi një foto nga spitali teksa merrte shërbim, ku shkruante se ishte dhunuar te Teatri.

Lidhur me këtë çështje, një reagim është përcjellë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Me anë të një njoftimi zyrtar, citohet fakti se Vasilin nuk e kanë dhunuar, ashtu sikundër pretendon ai. Në komunikatën për media thuhet se aktori Laert Vasili ka nisur të provokojë, duke thirrur me emër kolegë aktorë, ‘duke u improvizuar me lojë të shëmtuar aktoriale si viktimë dhe i dhunuar’.

Laert Vasili përplaset me artistët

Për këtë ekzistojnë edhe provat. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e fakton në të dyja rastet. “Në datë 20 ai është parë nga roja e godinës dhe një nga aktivistët, dhe mbrëmë është zënë gafil”, thuhet në njoftimin në fjalë. Ndryshe nga sa pretendon Vasili, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit citon se autori në fjalë i kapur gafil në akt vandalizmi nuk është dhunuar, por është tentuar të mbahet aty, për t’ia dorëzuar forcave të policisë.

Njoftimi

Drejtuar: Autoriteteve që garantojnë Rendin Publik, mediave, publikut të gjerë:

Të dashur miq e mbështetës, në pamundësi për t’iu afruar godinës së Teatrit Kombëtar dhe atij Kombëtar-Eksperimental, pushteti po kërkon pretekst pas preteksti për të gjetur arsye që të godasë individualisht me manovra të inskenuara gjithsecilin prej aktivistëve të Aleancës, në mënyrë që t’i hapin rrugë ndërhyrjes së policisë në Teatër, aty ku pas 24 Korrikut, janë luajtur mbi 50 shfaqje dhe ku po bëjnë vizitë rregullisht trupat teatrore më të mira europiane.

Pikërisht kur aktivistët e Aleancës po përcillnin trupën teatrore austriake pas përfundimit të shfaqjes “Acar” që ata dhanë në kuadër të Festivalit për Mbrojtjen e Teatrit, një i ashtuquajtur aktor, për të cilin na ishte sinjalizuar se në orët e para të datës 20 Dhjetor, kishte grisur posterat e ekspozitës së Avni Delvinës të ngjitur në hyrjen e teatrit, vjen për herë të dytë më 22 dhjetor rreth orës 2.00 të natës për të shklyer me duar banderolën e Aleancës, kumtin tonë të protestës “Monument Kulture, Mbrohet nga Populli”.

Aktori për identitetin e të cilit nuk ka më asnjë dyshim, pasi dje e zumë gafil dhe me kameran ndezur, quhet Laert Vasili. Ai filloi të provokojë duke thirrur me emër kolegë, aktorë, duke u improvizuar me lojë të shëmtuar aktoriale si viktimë dhe i dhunuar. Autorësinë e tij tani e kemi të konfirmuar për të dyja rastet: në datë 20 ai është parë nga roja e godinës dhe një nga aktivistët, dhe mbrëmë është zënë gafil.

Theksojmë se autori në fjalë i kapur gafil në akt vandalizmi, nuk është dhunuar, por është tentuar të mbahet aty, për t’ia dorëzuar forcave të policë.

E gjitha kjo është e dokumentuar me video, ndërkohë që videoja e autorit të vandalizmit është e prerë, sepse mesa duket i ka dalë jashtë skenarit.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e dënon këtë akt të shëmtuar provokimi dhe vandalizmi nga dikush që “rastësisht”, brenda tri netësh i ra rruga te sheshi i Teatrit, kur në dy vite nuk është dukur ndonjëherë.

Ky akt nuk është fare i izoluar, por është pjesë e një fushate e mirëmenduar për të shpikur pretekste me qëllim goditjen e secilit prej aktivistëve të Aleancës dhe ngritjen e skenarëve për të futur policë në Teatër.

U bëjmë thirrje autoriteteve të reagojnë me urgjencë. Autorin e kanë parë disa persona në flagrancë e sipër, akti i vandalizmit është i përsëritur, rojet e sigurisë së godinës kane patur kontakt direkt me të, dhe aty ka me dhjetëra kamera sigurie që e vërtetojnë versionin tonë.

Të gjithë materialet tona filmike i vëmë në dispozicion të autoriteteve, për të sqaruar gjithçka.

Vigjilenca jonë 2-vjeçare në mbrotje të Teatrit na ka stërvitur mirë që mos të biem pre e provokimeve të rëndomta.

U bëjmë thirrje mediave që të mos vënë tituj bombastikë për të shtuar klikimet, por të tregojnë profesionalizëm në administrimin e fakteve, ushqyer nga disa burime :
1. Aktet e vandalizmit janë të provuara nga disa burime, autori dihet me siguri.
2. Provokimi erdhi nga jashtë, në mënyrë të qëllimshme.
3. Autori nuk është dhunuar, por i është dorëzuar forcave të policisë.

Për këtë të vërtetë si njerëz të angazhuar në këtë kauzë, ku qytetarët kanë sytë dhe zemrën, mbajmë pergjegjësi të plotë.
Ne nuk e tradhëtojmë besimin e tyre.

Fotot si më poshtë ilustrojnë në rend kronologjik vandalizmin e datës 19 dhe datës 21 nga i njëjti autor.

#tebashkuarpernjekauze
#teatridoterroje
#europanostra

 

Tags: Aleanca për Mbrojtjen e Teatritlaert vasilipolicia

TË LIDHURA

Tragjedi në brigjet e Turqisë, përmbytet një gomone me emigrantë, humbin jetën 14 persona
Aktualitet

Tragjedi në brigjet e Turqisë, përmbytet një gomone me emigrantë, humbin jetën 14 persona

21:17 | 24/10/2025
Vdes në QSUT 6-vjeçarja e djegur nga zjarri në banesën e saj në Maliq
Aktualitet

Vdes në QSUT 6-vjeçarja e djegur nga zjarri në banesën e saj në Maliq

20:43 | 24/10/2025
Berat: Diskutohet drafti për “Barazinë Gjinore”; Bozdo kërkon tërheqjen
Politikë

Berat: Diskutohet drafti për “Barazinë Gjinore”; Bozdo kërkon tërheqjen

20:06 | 24/10/2025
Next Post
“Punëtorë ka, por nuk e kemi vendosur”, Ingrit Gjoni flet për planet për fëmijë

“Punëtorë ka, por nuk e kemi vendosur”, Ingrit Gjoni flet për planet për fëmijë

“Do ti bëj hasha racës tënde”, sherri për shtëpinë në “Shihemi në Gjyq”

"Do ti bëj hasha racës tënde", sherri për shtëpinë në "Shihemi në Gjyq"

I japim dekoratën “qen i rilindur”, ish-ministri ka dy fjalë për Laert Vasilin

I japim dekoratën "qen i rilindur", ish-ministri ka dy fjalë për Laert Vasilin







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Tensionet tregtare BE-Kinë, pritet takimi mes Brukselit dhe Pekinit për metalet e rralla
Bota

Tensionet tregtare BE-Kinë, pritet takimi mes Brukselit dhe Pekinit për metalet e rralla

by mirseda
21:24 | 24/10/2025
0

Një takim i planifikuar midis Komisionerit të Tregtisë të BE-së, Maros Šefčovič, dhe homologut të tij kinez...

Tragjedi në brigjet e Turqisë, përmbytet një gomone me emigrantë, humbin jetën 14 persona

Tragjedi në brigjet e Turqisë, përmbytet një gomone me emigrantë, humbin jetën 14 persona

21:17 | 24/10/2025
Vdes në QSUT 6-vjeçarja e djegur nga zjarri në banesën e saj në Maliq

Vdes në QSUT 6-vjeçarja e djegur nga zjarri në banesën e saj në Maliq

20:43 | 24/10/2025
BE akuzon Metën për dështim në kontrollin e përmbajtjeve të paligjshme në internet

BE akuzon Metën për dështim në kontrollin e përmbajtjeve të paligjshme në internet

20:09 | 24/10/2025
Berat: Diskutohet drafti për “Barazinë Gjinore”; Bozdo kërkon tërheqjen

Berat: Diskutohet drafti për “Barazinë Gjinore”; Bozdo kërkon tërheqjen

20:06 | 24/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com