Laert Vasili përplaset me artistët

Aktori i mirënjohur Laert Vasili është shfaqur në zonën e Pedonales në Tiranë, ku është ndeshur me artistë dhe aktivistë, që prej rreth dy vitesh janë në protestë për të mos lejuar shembjen e Teatrit Kombëtar. Me anë të një videoje të cilën e ka shpërndarë në Facebook, ai vë në dukje se është dhunuar prej tyre.

Ka qenë vetë Vasili që ka regjistruar një video, në të cilën shikohet edhe përplasja verbale, ndërsa njëri nga aktivistët e akuzon se ka grisur një poster pranë Teatrit.

Statusi

“Aleanca e Rehatit”, këta uzurpatorë të pronës publike, në këto çaste pasi më dhunuan fizikisht me në krye z.Robert Budina i cili më futi thonjtë në grykë dhe duke më sharë me libër shtëpie u përpoqën të bëjnë lajm për të dalë nga anonimati i jashtëligjshmërisë!

Një turp e faqe e zezë që ndodh në mes të kryeqytetit nga njerëz të dhunshëm që duan të kthejnë ‘97 në Art! Dhuna dhe çdo formë tjetër e jasthëligjshme do të përballet me drejtësinē!

P.s Haram ato 10 milionë që njerëzit e mi ju kanë sponsorizuar për filmat tuaj z. Budina! Bukëshkalë!