Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Miratimi i “anti-shpifjes” në Kuvend, Basha kërkesë Metës: Mos e dekreto ligjin

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Basha: Qeveria është kapur në flagrancë, s’do drejtësinë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas miratimit në Kuvend të paketës “Anti-shpifje” me 80 vota pro dhe 14 kundër.

Përmes një postimi në “Facebook”, Basha shkruan se qeveria nxitoi të miratonte ligjin për mediat, pasi po përgatit vjedhjen e radhës.

Po ashtu, i bën thirrje presidentit Ilir Meta që të mos e dekretojë këtë “atentat kundër fjalës së lirë”, me argumentin se kjo paketë do të rikthejë ligjin e diktaturës për agjitacion e propagandë.

Postimi i Bashës:

Ne kulmin e një krize të rëndë ekonomike, të një gjendje të jashtëzakonshme, kur mijëra familje janë në të ftohtë, pa strehë, pa ujë, pa drita, pa ngrohje, Edi Rama me urgjencë miratoi ligjin e censurës.

Sot kur të gjithë e kemi parë dhe dëgjuar se si Edi Rama bleu zgjedhjet me krimin, se si krimi i lidhur me pushtetin po vjedh çdo pasuri te këtij vendi, Rama me urgjencë tenton ti mbyllë gojën gazetarëve shqiptarë.

Sot kur po zbardhet përditë e më qartë përgjegjësia e zyrtarëve të kësaj qeverie për 24 jetët e humbura në Thumanë, me urgjencë miratohet ligji kundër fjalës së lirë.

Sot kur priten te fillojnë hetimet për shitblerjen e votave në Durrës dhe Dibër, për mega skandalin e Unazës së Re, për dështimin e qeverisë në menaxhimin e krizës së tërmeteve të 21 shtatorit dhe 26 nëntorit, miratohet me urgjencë ligji që do ti ndalojë portalet të publikojne këto fakte.

Miratimi i ligjit kundër fjalës së lirë u bë me urgjencë sot sepse qeveria Rama po përgatit vjedhjen e radhës, kësaj here mbi rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit.

I bëj thirrje Presidentit të Republikës të mos e dekretojë këtë atentat kundër fjalës së lirë që rikthen ligjin famëkeq të diktaturës për agjitacion e propagandë.

Ky akt i turpshëm dhe kriminal e çon vendin dhe qytetarët shqiptarë shumë hapa pas në rrugën e integrimit europian dhe sjell pasoja të rënda për të ardhmen e tyre.

Partia Demokratike do të vazhdojë të denoncojë me zë dhe me figurë çdo skandal, çdo fakt abuziv, çdo dështim të radhës të këtij kryeministri në ikje!

Ju bëj thirrje të gjithë gazetarëve dhe analistëve, të gjithë opinionistëve dhe personave publikë të mos intimidohen dhe të vazhdojnë bashkë me opozitën të denoncojnë çdo aferë dhe skandal të kësaj qeverie në ikje!

Asgjë dhe askush nuk do na e mbyllë dot gojën!

Tags: edi ramailir metakuvendpaketa anti-shpifje

TË LIDHURA

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer,
Aktualitet

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer,

14:10 | 01/11/2025
Shisnin kokainë dhe kanabis, arrestohen 2 persona në Lezhë
Aktualitet

Shisnin kokainë dhe kanabis, arrestohen 2 persona në Lezhë

11:58 | 01/11/2025
“Më bullizonte!”/ Vrau me thikë kuzhinierin, gjykata lë në burg 41-vjeçarin
Aktualitet

“Më bullizonte!”/ Vrau me thikë kuzhinierin, gjykata lë në burg 41-vjeçarin

11:55 | 01/11/2025
Next Post
Paketa “anti-shpifje”/ Kryemadhi: Tashmë njerëzve do t’u mbyllen dhe sytë

Paketa “anti-shpifje”/ Kryemadhi: Tashmë njerëzve do t’u mbyllen dhe sytë

Ligjvënësit amerikanë miratojnë “sanksionet nga ferri” kundër Rusisë

Ligjvënësit amerikanë miratojnë "sanksionet nga ferri" kundër Rusisë

“Apartamente dhe miliona €”, Berisha “sulmon” ashpër kreun e KED

Dënimi me burg i Salianjit, Berisha i "vërsulet" gjyqtarit Gjermeni







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025




TË FUNDIT

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer,
Aktualitet

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer,

by mirseda
14:10 | 01/11/2025
0

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave dhe themelues i platformës tashmë të falimentuar “Thodex”,...

Shisnin kokainë dhe kanabis, arrestohen 2 persona në Lezhë

Shisnin kokainë dhe kanabis, arrestohen 2 persona në Lezhë

11:58 | 01/11/2025
“Më bullizonte!”/ Vrau me thikë kuzhinierin, gjykata lë në burg 41-vjeçarin

“Më bullizonte!”/ Vrau me thikë kuzhinierin, gjykata lë në burg 41-vjeçarin

11:55 | 01/11/2025
Ushtria izraelite konfirmon: Tre trupat e dorëzuar dje nga Hamasi nuk u përkasin pengjeve

Ushtria izraelite konfirmon: Tre trupat e dorëzuar dje nga Hamasi nuk u përkasin pengjeve

09:32 | 01/11/2025
2 nëntori Ditë Zie Kombëtare, FSHF njofton shtyrjen e ndeshjeve

2 nëntori Ditë Zie Kombëtare, FSHF njofton shtyrjen e ndeshjeve

09:30 | 01/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com