E martë, 9 Mars, 2021
8 C
Tirana

Paketa “anti-shpifje”/ Kryemadhi: Tashmë njerëzve do t’u mbyllen dhe sytë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e pyetur në lidhje me paketën “anti-shpifje”, u shpreh se problemi kryesor qëndron te kufizimi i lirisë së shprehjes së qytetarëve.

Përgjatë një interviste për “Nova Media”, Kryemadhi theksoi se Rama nuk do të mundë dot kurrë të mbyllë sarkazmën dhe gojën e qytetarëve.

“Tashmë vjen kulmi te liria e shprehjes. Jo vetëm fjala e portaleve sepse Rama kërkon ta bastardojë thjesht në portale apo thjesht në media online të cilat nuk kanë transparencën, nuk kanë çelësat e të tjera kështu me radhë. Problemi është te liria e shprehjes së qytetarëve. Tashmë njerëzit as nuk do të shikojnë më sepse do t’u mbyllen dhe sytë.

Sepse portalet ai nuk po i mbyll për fjalën, po i mbyll që njerëzit mos të shikojnë live sesi Edi Rama mashtron dhe sesi Edi Rama vjedh dhe korrupsionin haptas të qeverisë së tij. Sot ne dëgjuam sesi u dënua me 1 vit burg Ervin Salianji, sepse denoncoi një aferë, një trafik droge të vëllait të një ish-ministri të brendshëm. Mos u çudisni kur nesër, sesi Edi Rama ka shpallur një portal faqe terroriste”, tha Kryemadhi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zbardhet lista e plotë e kandidatëve të PS për zgjedhjet e 25 prillit

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste e cila zgjati për disa orë pasditen e sotme. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Ball ka...

Zbardhet debati në Kryesinë e PS mes kryeministrit Edi Rama dhe Ditmir Bushatit

Zbardhet debati mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati në mbledhjen me dyer të mbyllura në Kryesinë...

Dalin emrat e parë nga PS/ Rama në Durrës e Vlorë, Majko i 19-ti në Tiranë

Dalin emrat e parë të kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit nga radhët e Partisë Socialiste. Mësohet se kryeministri Edi Rama do të kandidojë...

Zgjedhjet e 25 prillit, Facebook paralajmëron partitë politike

Platforma sociale, “Facebook” ka bërë një thirrje për partitë politike, duke u kërkuar atyre të jenë transparente për mënyrën se si do të financojnë...

Meta rikthehet në krye të LSI-së, nëse fiton Rama? Ja si përgjigjet Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, shprehet e bindur se opozita e bashkuar, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të marrë...