Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Ish-presidenti amerikan ndihmoi në ndërtimin e 4.300 shtëpive për të pastrehët

6 vjet ago
in Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Ish-presidenti amerikan ndihmoi në ndërtimin e 4.300 shtëpive për të pastrehët

Për shumë njerëz, ndërtimi i shtëpive të banimit është shumë rrallë një përvojë vetjake. Shumë nga vullnetarët, angazhohen në kuadër të projekteve të ndryshme nga shoqëria civile, përmes programeve shkollore, misioneve humanitare, ose si përmbushje e orëve të kërkuara nga gjykata për punë vullnetare në dobi të komunitetit.

Por rasti i ish-presidentit amerikan Xhimi Karter, është i pazakontë. Teksa vullnetarë mund të mburren me ndërtimin e një ose dy shtëpive, përmes projektit të tij, atë të ndërtimit çdo javë të një shtëpie në të gjithë globin, Xhimi Karter ka ndihmuar në ndërtimin e më shumë se 4.000 shtëpive për njerëzit në nevojë në 35 vitet e fundit.

Edhe më mbresëlënës është fakti që ai ka kontribuar në projekte të tilla, edhe kur ka qenë duke u kuruar nga sëmundjet tumorale në mëlçi dhe tru. Edhe sot në moshën 95-vjeçare, ai nuk e ndan çekiçin nga dora.

Në marsin e vitit 1984, 3 vjet pasi u largua nga Zyra Ovale, Karter dhe gruaja e tij, Rozalin, nisën që të ndërtonin vullnetarisht shtëpi banimi prej druri, për organizatën “Habitat for Humanity in Americus” me seli në Xhorxhia.

“Organizata zhduku me sukses stigmën sociale mbi bamirësinë, duke e zëvendësuar atë me një partneritet të suksesshëm. Njerëzit që do pajisen me shtëpinë e tyre, punojnë krah për krah me vullnetarët, dhe në këtë mënyrë ata do të ndjehen se janë në një nivel të barabartë”, deklaroi ish-presidenti.

Në fakt, ky partneritet e frymëzoi akoma më shumë familjen Karter. Të nxitur nga mënyra se si projekti ishte në përputhje me vlerat e tyre fetare, dhe dashurinë e tyre për të ndihmuar njerëzit më në nevojë, çifti presidencial e ftoi organizatën të lidhte një partneritet me Qendrën Karter.

Së bashku, të dyja organizatat themeluan “Carter Work Project”, që i çon shtëpitë e ndërtuara nga “Habitat for Humanity in Americus” në pjesë të ndryshme të botës, në bazë të projekteve javore.

Që atëherë, çifti Karter i ka kushtuar një pjesë të mirë të kohës së tyre ndërtimeve të shtëpive. Ndërmjet viteve 1984-2019, Xhimi dhe Rozalin Karter kontribuoi në ndërtimin ose riparimin e afro 4.331 shtëpive. Me ndihmën e mbi 103.000 vullnetarëve, ata i kanë ndërtuar ato shtëpi në 14 vende të ndryshme.

Kohët e fundit, çifti presidencial ka kontribuar në ndërtimin e një shtëpie në Neshvill, në tetor 2019, edhe pse ish-presidenti ishte rrëzuar aksidentalisht, duke u lënduar shumë. Në tetor, Karter ndodhej në shtëpinë e tij në Pleins, Xhorxhia kur përplasi kokën mbi një lavaman.

Ai u dërgua në një spital, dhe iu nënshtrua 14 qepjeve.

Mjekët e këshilluan të pushojë për disa ditë. Por, ai shkoi gjithsesi në Neshvill, dhe ndihmoi në ndërtimin e një shtepie tjetër për njerëzit në nevojë. Qendra Karter, raportoi se ish-presidenti dhe zonja e parë kanë planifikuar ndërtimin e 21 shtëpive në atë zonë, së bashku me disa qindra vullnetarë, përfshirë legjendat e muzikës kauntri Gart Bruks dhe Trisha Jirud.

Megjithë problemet shëndetësore, Karter u angazhua si gjithë të tjerët në ndërtimin e shtëpisë së radhës. Ai pranoi se nuk e dinte se sa kontribut mund të jepte në projekt, por konfirmoi se do të vazhdonte të qëndronte aty, për të dhënë sado pak ndihmën e tij.

Xhimi dhe Rozalin Karter, kanë dhënë në çdo rast kontribuan e tyre në secilën prej shtëpive të ndërtuara. “Të 21 shtëpitë e reja, do të kenë diçka nga kontributi ynë”, tha ai. Lëndimi i tij në ballë, nuk ishte pengesa e vetme shëndetësore që ish-presidenti kishte pësuar para tetorit.

Po atë muaj, iu nënshtrua një operacioni në kockën e legenit. Dhe përkundër faktit që ishte urdhëruar të pushonte, ai e planifikoi udhëtimin e tij për në Neshvill.

Në vitin 2017, Karter ishte duke ndihmuar në ndërtimin e një shtëpie në Kanada, kur u rrëzua përtokë si pasojë e dehidratimit. Megjithë kushtet e vështira, 92-vjeçari Karter kishte këmbëngulur të punonte, dhe ishte angazhuar gjatë gjithë ditës, pavarësisht vapës së madhe. Pasi mori ndihmën e parë, ai vazhdoi punën.

Në vitin 2015, Xhimi Karter njoftoi se ishte diagnostikuar me sëmundjen e melanomës, dhe se megjithë nënshtrimin ndaj një operacioni, për të hequr një pjesë të mëlçisë së tij, tumori dukej se po përhapet. Në trurin e tij u zbuluan 4 vatra infeksioni, dhe Karter besonte se ai kishte vetëm disa javë jetë.

Shumëkush nisi të pyeste, nëse Karter do të vazhdonte apo jo punën vullnetare për ndërtimin e shtepive për njerëzit në nevojë. Absolutisht që po tha ai. Në marsin e vitit 2016, ai njoftoi se nuk kishte më nevojë për kurimin e kancerit. Pasi iu nënshtrua një testi me skanerin MRI, u zbulua se sëmundja e rëndë nuk po përhapej më.

Sot, mjekët po e mbajnë nën vëzhgim, se mos rigjenerohet kanceri i tij, por çdo gjë po shkon mirë. Përveç disa gungave dhe mavijosjeve gjatë vitit të kaluar, ish-presidenti 95-vjeçar mbahet ende shumë mirë. Puna e tij si bamirës, duket se nuk ka të ndalur.

TIRANA TODAY

 

Tags: ish-presidentipune vullnetareXhimi Karter

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
“Të gjithë bashkë mundemi”, Flori Mumajesi rikthehet në “Kënga Magjike”

"Të gjithë bashkë mundemi”, Flori Mumajesi rikthehet në "Kënga Magjike"

Bebe Rexha përzgjedh familjen e parë që do të ndihmojë

Bebe Rexha përzgjedh familjen e parë që do të ndihmojë

“Do më bësh një foto?”, kërkesa prekëse e 10-vjeçarit nga Thumana

“Do më bësh një foto?”, kërkesa prekëse e 10-vjeçarit nga Thumana







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.
Aktualitet

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.

by mirseda
22:58 | 01/11/2025
0

Bertil Alliaj është autori i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij Dalan Alliaj 36-vjeç mbrëmjen e...

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

21:33 | 01/11/2025
“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

21:31 | 01/11/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com