Aktualitet

“Do më bësh një foto?”, kërkesa prekëse e 10-vjeçarit nga Thumana


               Publikuar në : 17:00 - 02/12/19 M S

Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit la pasoja të mëdha në vendin tonë. Viktima, të lënduar e shumë shtëpi të dëmtuara ishte panorama e përgjithshme e asaj të marte të zezë.

Shumë persona mbetën nën gërmadha, e po kështu u shuan shumë kujtime. Në ato çaste tmerri, një dëshirë i bashkonte të gjithë, që bilanci të mos rritej. Për fat të keq, 51 persona humbën jetën e po kështu, dhjetra familje mbeten në qiell të hapur.

Gazetari Enrik Mehmeti ka ndarë me ndjekësit e tij një mesazh mjaft prekës, për të kuptuar se çfarë traume la tërmeti. Një 10-vjeçar nga Thumana, një ndër zonat më të prekura nga tërmeti, i ka shprehur dëshirën gazetarit për të bërë një foto. Çdo gjë e ngritur me djersë, tashmë është nën gërmadha. Një etapë e re i pret përpara. I mituri, i trishtuar për çfarë ndodhi, i ka kërkuar gazetarit që ti bëjë një foto, si për ti kujtuar se jeta vazhdon.

“Do më bësh dhe mua një foto se skam më asnjë?”, ishte kërkesa e 10 vjeçarit nga Thumana, i cili po qëndronte me të atin kur po realizoja foto, mes gërmadhave të pallateve që i morën jetën shumë njerëzve.

“Jo vetëm do të bëj sa foto të duash, madje do dal dhe unë me ty, sepse të gjithë jemi krenar për ju”. Pasi i bëra disa foto, i kalova kolegut të Rai-it telefonin për të më fotografuar me heroin e vogël…

Nën ato rrënoja nuk u varrosën vetëm jetët e shumë njerëzve, por edhe shumë kujtime të banorëve të tjerë që mbijetuan…Banorët e prekur nga tërmeti kanë nevojë jo vetëm për anën materiale që është kryesorja, por edhe për ngrohtësinë, për të kapërcyer këtë dhimbje…Një fjalë të ngrohtë minimalisht, mund ta thotë gjithkush….”.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT