Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka mbërritur në Shqipëri për të shprehur solidaritetin për të prekurit nga tërmeti.
Ylli i muzikës me famë botërore, së bashku me Bes Kallakun dhe Xhensila Myrtezaj ka udhëtuar drejt Bubqit dhe ka përzgjedhur familjen e parë që do të ndihmojë.
Bëhet fjalë për familjen Musa, e cila për shkak të tërmeteve po jeton në një çadër jashtë banesës së shkatërruar.
Në videot e publikuara në Insta Story, Bebe tregon se situata është dramatike dhe kjo familje ka vërtet shumë nevojë për ndihmë.
Rexha ka mbledhur rreth 85 mijë dollarë dhe ato do i përdorë për të gëzuar dy familje.