Policia italiane ka arrestuar 4 shqiptarë mëngjesin e sotëm pasi akuzohen për një sërë grabitjesh të ndodhura brenda këtij viti.
Shqiptarët u arrestuan pas urdhër arresteve të lëshuara nga Prokuroria, nën akuzat e grabitjes në provincat Prato, Firence, Pistoia dhe Pisa.
Të arrestuarit janë: vëllezërit Ernest dhe Brigel Sheu, të moshës 31 dhe 35 vjeç, që banojnë në Prato, Eri Bibaj, 32 vjeç, dhe Roland Zyba, 25 vjeç, ky i fundit me vendbanim në Monsummano.
Bibaj ishte i vetmi që u arrestua dhe u gjet në shtëpinë e tij. Tre të tjerëve iu komunikua masa e re e sigurisë në burg, ku ndodheshin të arrestuar për vepra të tjera.
Që nga 20 shkurti i këtij viti, katër shqiptarët vodhën:
– në Quarrata një Opel Corsa,
– më 25 maj një Audi Q5,
– më 20 qershor në Serravalle Pistoiese ata hynë në shtëpinë e një pensionisti në mbrëmje, duke vjedhur para dhe bizhuteri.
– më 18 korrik një tjetër vjedhje shtëpie, këtë herë në Monsummano, ku vodhën para dhe bizhuteri nga një tregtar, si dhe një Audi A4.
– në mbrëmjen e 20 korrikut, ata hynë në shtëpinë e një sipërmarrësi të tekstileve nga Prato dhe morën para e bizhuteri argjendi.
– më 27 korrik ata “goditen” në Calenzano, ku vodhën shtëpinë e një pensionisti duke marrë para dhe 3 orë dore.
– më 28 korrik, ata shkuan në Orciano Pisano, ku grabitën një shqiptar, të cilit i morën para dhe bizhuteri.
E fundit ishte 29 korrik në Santa Maria a Monte, ku vodhën një Audi Q3 nga një tregtar.