Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Është detyrë vëllazërie”, Erdogan në krah të shqiptarëve pas tërmetit

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Është detyrë vëllazërie”, Erdogan në krah të shqiptarëve pas tërmetit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, pas marrjes së njoftimit për tërmetin shkatërrimtar në Shqipëri, ka bërë publike komunikimin e vazhdueshëm me kryeministrin Rama. Gjatë fjalimit në hapjen e mbledhjes së 35-të të Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunim Ekonomik dhe Tregtar (COMCEC), të Organizatës së Zhvillimit Islam, ai ka thënë se ka biseduar dy herë me Ramën.

“Pas lajmit të tërmetit, dje bisedova dy herë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. I uruam të shkuara”, u shpreh Erdoğan.

Duke bërë një pasqyrë të përgjithshme të situatës në Shqipëri, presidenti turk ka thënë se qytetet ishin rrënuar. Ndaj, ka shtuar më tej ai, është e dobishme për të organizuar donatorët.

“Natyrisht qytetet ishin rrënuar seriozisht. Këtu neve na takon diçka, duhet të organizojmë një mbledhje të donatorëve. Sepse në lidhje me ndërtesat e rrënuara, mendoj se duhet të jemi pranë Shqipërisë, gjë e cila është veçanërisht detyrë e Organizatës Islame për Zhvillim. Besoj se është shumë e dobishme që të hedhim këtë hap. Kjo është një detyrë vëllazërie”, theksoi presidenti turk.

Erdoğan shprehu besimin se vendi i tij, dhe të gjitha vendet pjesëmarrëse në këtë mbledhje, do ta ndihmojnë Shqipërinë në këto momente të vështira.

Presidenti i Turqisë, duke informuar rreth ndihmave të Turqisë tha: “Ne me shpejtësi dërguam avionët tonë kargo, Gjysmëhënën e Kuqe Turke, AFAD i kemi dërguar në Shqipëri. Një pas, një nga këto autokolonat tona janë duke shkuar në rajon. Besoj se edhe maunet me ndihma humanitare do të mbërrijnë gjatë ditës. E kuptojmë shumë mirë Shqipërinë, si një vend i cili më parë shumë herë ka qenë e prekur nga tërmete të mëdha. Të gjithë duhet të qëndrojmë pranë Shqipërisë, qoftë në ofrimin e trajtimit mjekësor ndaj të plagosurve, qoftë të atyre që shtëpitë u janë shkatërruar ose dëmtuar. Jemi në stinën e dimrit. Duhet të parashikojmë se në çfarë gjendje mund të jenë vëllezërit tanë atje, në këtë stinë të ftohtë”.

“Unë këtu, nëpërmjet jush, gjithë botës islame i bëj thirrje që ta mbështesë Shqipërinë”, deklaroi Erdoğan. Shqipëria u godit nga dy tërmete të fuqishme me epiqendër në Durrës, në orën 3:55, me magnitudë prej 6.3 ballë në thellësi prej 10 kilometrash. Dhe më vonë me një magnitudë prej 5 ballë në Kepin e Rodonit.

 

Tags: durresedi ramaRecep Tayyip Erdoganshqiperitermeti

TË LIDHURA

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Aktualitet

Berisha nga QSUT: Hodhën helme që përdoren për verbimin e arinjve, granata zhurmuese e bomba

22:55 | 17/04/2026
Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion
Aktualitet

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

22:52 | 17/04/2026
Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë
Aktualitet

Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

22:50 | 17/04/2026
Next Post
Njerëz në agoni dhe luftë me kohën, si e kaloi natën Durrësi dhe Thumana

Njerëz në agoni dhe luftë me kohën, si e kaloi natën Durrësi dhe Thumana

I burgosuri në Shënkoll: Kanë lëvizur tullat, kemi frikë të rrimë brenda

I burgosuri në Shënkoll: Kanë lëvizur tullat, kemi frikë të rrimë brenda

‘Gjendja e Jashtëzakonshme’. Pse ‘ngecin’ nismat politike të Ramës dhe Metës

'Gjendja e Jashtëzakonshme'. Pse 'ngecin' nismat politike të Ramës dhe Metës







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Aktualitet

Berisha nga QSUT: Hodhën helme që përdoren për verbimin e arinjve, granata zhurmuese e bomba

by mirseda
22:55 | 17/04/2026
0

Nga QSUT kreu i PD Sali Berisha dënoi dhunën e policisë ndaj protestuesve. Berisha vizitoi mbrëmjen e...

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

22:52 | 17/04/2026
Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

22:50 | 17/04/2026
Inter afrohet edhe më shumë me titullin, thyen Cagliarin

Inter afrohet edhe më shumë me titullin, thyen Cagliarin

22:44 | 17/04/2026
Protesta mbyllet pas 3 orësh: mbi 20 të shoqëruar, të lënduar dhe reagimi i Berishës

Protesta mbyllet pas 3 orësh: mbi 20 të shoqëruar, të lënduar dhe reagimi i Berishës

22:28 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com