Aktualitet

Njerëz në agoni dhe luftë me kohën, si e kaloi natën Durrësi dhe Thumana


               Publikuar në : 12:33 - 27/11/19 A F

Lot, ankth, minuta që duken si orë dhe orë që nuk përfundojnë kurrë. Kjo është gjendja në zonat më të prekura nga tërmeti i mëngjesit të djeshëm. 6.4 ballë shkatërroi dhe gjunjëzoi Shqipërinë. Deri më tani raportohet për 29 viktima, ndërsa numri fatkeqësisht pritet të shtohet. Kjo pasi ka ende njerëz të humbur kryesisht në zonën e ish- Kënetës në Durrës dhe në Thumanë.

Kërkim-shpëtimi ka nisur që në orët e para të 26 nëntorit dhe vazhdon ende ditën e sotme nga forcat operacionale. Tragjedia është shoqëruar me lajme fatkeqe për shumë, po për disa pati momente të gëzueshme. Pasi pas orësh të tëra nën rrënoja, janë shpëtuar të gjallë me dhjetëra persona.

Ku sipas Ministrisë së Mbrojtjes  janë shpëtuar 45 persona, në kushte shumë të vështira. Kjo pasi operacionet janë delikate. Sepse duhet treguar shumë kujdes për t’i nxjerrë pa të tjera dëmtime nga grumbullimi i copave të betonit dhe inerteve.

Siç shihet dhe në pamjet e sjella nga Tirana Today forcat operacionale janë duke punuar pa ndalim edhe gjatë orëve të darkës. Për të nxjerrë të gjithë personat nga rrënojat.

Ajo çka ka mbetur nga Thumana, apo Durrësi janë njerëz në agoni, shtëpi të shkatërruara dhe frikë për çfarë vjen më pas.

0efcaa73-d0fe-49a3-ad4e-ff016e0446db 04f53026-140c-4c3b-bfc8-f0d75c62c666 e38be14e-dc0e-4ff1-a2ce-8408e0b6b5cd cd8cc7bf-b247-4e31-a726-d71d01aa2821 c6afecd1-a4d4-494c-b8d6-bf2c5e7c2056 b1e7a124-cd26-4464-92b3-565e0d58c8e7 ad0443e8-12af-455c-9970-5010ee04109a faac992f-f3dc-45a6-9f45-8d21ee417886 9e2725ec-723f-4e78-9d75-2819ca26aa9c 19ee5a96-b358-437e-b957-2040f56cf0f1 24cafee4-9cac-4221-88c8-e23faadccce9 847fb11d-fdee-499a-86cd-e1325ea977a1 a13c4ec9-55dc-4965-97a6-d2c92f66897d
<
>

 

 

 

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT