Granit Shehu, 35 vjeç, i kërkuar nga autoritetet shqiptare për vrasje është ekstraduar nga Anglia. Sipas policisë, Shehu ka qenë në kërkim prej kohësh, pasi gjykatat shqiptare e kanë dënuar me 16 vite burg për veprën penale të vrasjes.
Në 2013 i ekzekutuan babain, kush është i riu që u plagos mbrëmë nga 4 persona
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2015, pas një konflikti për motive të dobëta Shehu ka vrarë me mjete prerëse shtetasin M.Sh, në Kamëz.
Ekstradimi i tij u bë falë bashkëpunimit të zyrave të Interpolit të Tiranës dhe Londrës.