Ish-ushtaraku serb Predrag Vukovic doli për herë të parë ditën e djeshme para Gjykatës së Lartë të Beogradit, në gjyqin e ish-ushtarëve të Ushtrisë Jugosllave për krime lufte në Kosovë në maj 1999. Vukoviç u arrestua vitin e kaluar në Mal të Zi.
Anëtarët e Njësisë së Ushtrisë Jugosllave “177” hynë në fshatin Zahac dhe fshatrat fqinje Cuska/Qushk, Pavlan dhe Ljubenic, më 14 maj 1999.
Ata vranë të paktën 118 shqiptarë etnikë, duke detyruar kështu pjesën tjetër të popullsisë që të braktisnin shtëpitë e tyre, dhe të arratiseshin drejt Shqipërisë, raporton “BalkanWeb”.
Ish-ushtaraku serb Predrag Vukovic akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen dhe plagosjen e civilëve shqiptarë dhe djegien e shtëpive të tyre në fshatrat Ljubenic dhe Cuska/Qushk.