Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, ka konfirmuar se do të jetë i pranishëm në ndeshjen Shqipëri-Francë që do të luhet në stadiumin “Air Albania”.
Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një letre zyrtare të dërguar nga UEFA.
“Në mënyrë që fubollit të mbetet popullor dhe të tërheqë sa me shumë të rinj në stadiume, është e domosdoshme që tifozët të kenë mundësinë që t’i shikojnë ndeshjet në një ambient të sigurt dhe të rehatshëm. “Stadiumi Air Albania” është një xhevahir i vërtetë dhe do të doja t’i shprehja përgëzimet e mia Federatës Shqiptare të Futbollit dhe aktorëve të tjerë që janë përfshirë në mbikëqyrjen dhe përfundimin e kësaj arene të mrekullueshme.
Gjatë viteve të fundit, Shqipëria ka shënuar një progres të jashtëzakonshëm si brenda dhe jashtë fushës në drejtim të zhvillimit të futbollit. Tashmë të rinjtë në të gjithë vendin mund të ëndërrojnë që një ditë të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë stadium të mrekullueshëm”, shkruhet në letër.
Ndeshja Shqipëri-Francë do të jetë edhe ndeshja përuruese e stadiumit “Air Albania”, i cili është ndërtuar mbi rrënojat e atij të vjetrit “Qemal Stafa”. Impianti më i ri do të ketë një kapacitet prej 21 mijë vendesh.
Priste debutimin me fanellën e kombëtares, Kamberi largohet nga vendi