E diel, 20 Shtator, 2020
26 C
Tirana

Shqiptarët nuk jetojnë dot pa internet, 87.1% e përdoruesve navigojnë çdo ditë

Më të lexuarat

EMRI/ Arrestohet 34-vjeçari që ekzekutoi Emiljano Ramazanin dhe Regis Runajn

Një 34-vjeçar ka rënë sot në prangat e policisë, pasi akuzohet se është porositësi dhe ekzekutuesi i dy vrasjeve të ndodhura në muajin korrik...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

FOTO/ Arrestohet këngëtarja shqiptare në Morinë, ja çfarë iu gjet në makinë

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar ditën e sotme këngëtaren e njohur shqiptare, Fjolla Morina. Bëhet me dije se këngëtarja nga Kosova është kapur me...

Mesdheu Lindor/ Macron mesazh në gjuhën turke për Erdogan

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se është pro dialogut mes Greqisë dhe Turqisë për Mesdheun Lindor. Përmes një postimi në Twitter, Macron i ka...

Bilanci/ Regjistrohet numër i lartë viktimash gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me virusin e kanë...

Zbardhet shkaku i sherrit të dhunshëm me 1 të vdekur e 2 të plagosur në Durrës

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Durrës, ku i vrarë mbeti 39-vjeçari Armando Baboçi dhe u plagos djali...

Deputeti kapet nga kamerat duke parë video erotike në parlament

Deputeti tajlandez, Ronnathep Anuwat, është filmuar nga kamerat duke parë një video me pullë të kuqe në Parlament. Mediat në Tajlandë shkruajnë se deputeti kishte...

Durrës: Vranë babain dhe plagosën të birin, 5 të arrestuar e 3 në kërkim

  Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e djeshme në Durrës, ku pas të shtënave me armë mbeti i vrarë një 39-vjeçar dhe u plagos...

Vrau me thikë në zemër 33-vjeçarin pasi u zunë për rrugën, arrestohet autori i dyshuar në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së djeshme ku ndërroi jetë 33-vjeçari, Idajet Dulla. Ai është shtetasi Arbër Kote, 26-vjeç,...

U kap me armë në makinë, Fjolla Morina pranon autorësinë: Kisha harruar të ndërroja çantën

Këngëtarja Fjolla Morina, ka pranuar autorësinë e armës për të cilën u arrestua ditën e djeshme në doganën e Morinës në Kukës. Ajo ka...

Të paktën 87.1 për qind e përdoruesve te internetit  hyn çdo ditë duke “lundruar” përmes celularit, laptopit apo tabletëve.  Në një anketë të Institutit të Statistikave që ndalet në Përdorimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në Familje dhe nga Individët 2018-2019 rezulton se në vitin 2019, 68,6 % e popullsisë nga 16 – 74 vjeç e përdorin internetin në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës, prej të cilëve 87,1 % e përdorin atë në baza ditore.

“Në vitin 2019, 98,6 % e individëve të moshës 16 – 74 vjeç kanë përdorur aparat celularë / telefona smart për të hyrë në internet. Ky tregues ka shënuar rritje prej 5,0 pikë përqindje krahasuar me vitin 2018. Ndërkohë 23,7 % dhe 6,8 % e popullsisë në studim e përdorin internetin nëpërmjet laptopit dhe tabletit. Tregues të cilët kanë pësuar rritje respektivisht 8,5 dhe 1,1 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2018” thuhet në deklaratën e INSTAT.

Po kështu rezulton se  92.3 për qind e të intervistuarve të grupmoshës 16-74 vjeç kanë kryer thirrje përmes celularëve në aplikacione si Viber, Skype dhe Whatsapp duke u larguar kështu nga thirrjet tradicionale në celular.

Familjet me akses në internet

Përqindja e familjeve shqiptare që kanë akses në internet në vitin 2019 është 82,2 %, krahasuar me 80,7 % një vit më parë. Më shumë se gjysma e familjeve (56,6 % ose 359.884 familje) kanë akses në internet me rrjet broadband (rrjet optike ose kabllor, ADSL, etj.). Përqindja e familjeve me akses në internet nëpërmjet lidhjes “mobile broadband” (telefona smart 3G ose 4G, tablet, etj.), është 88,9 %.

Përdorimi i TIK nga individët e grupmoshës 16 – 74 vjeç

Individët e moshës 16-74 vjeç që kanë përdorur internetin në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës në vitin 2019, përfaqësojnë 68,6 % të popullsisë në studim. Tregues i cili ka regjistruar një rritje rreth 6 pikë përqindje krahasuar me vitin 2018. Ndër to, përdoruesit e shpeshtë të internetit përfaqësojnë, 87,1 % të individëve (që përdorin internet çdo ditë/pothuajse çdo ditë) dhe 11,5 % (të paktën një herë në javë), krahasuar me 85,4 % dhe 13,1 % për të njëjtat kategori në 2018. Nga ana tjetër, aktivitetet kryesore që kryhen nëpërmjet internetit në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës janë kërkimi i informacionit për mallrat dhe shërbimet (për 50,2 % të përdoruesve të internetit), marrjen ose dërgimin e email (32,5 %) dhe për të parë filma në internet (live ose të ruajtura online 38,2 %).

Lexo edhe :   Pamjet e operacionit që shkatërroi kartelin shqiptar/ EUROPOL: Model i sofistikuar
Lexo edhe :   Pamjet e operacionit që shkatërroi kartelin shqiptar/ EUROPOL: Model i sofistikuar

Përdorimi i e-qeverisjes

Në vitin 2019 të gjitha kategoritë për kontaktet elektronike nëpërmjet internetit me autoritetet publike dhe disa shërbime publike, (si faqet e internetit në lidhje me detyrimet e qytetarëve (p.sh, deklaratën tatimore, njoftimin për zhvendosje), të drejtat (p.sh përfitimet sociale), dokumentet zyrtare (p.sh letërnjoftim, certificate të lindjes), shërbimet arsimore publike (p.sh biblioteka publike, informacion mbi regjistrimin në shkollë ose universitet, shërbimet e shëndetit publik) kanë shënuar rritje. Rritja më e lartë është shënuar për kategorinë “shkarkimi/printimi i formularëve zyrtarë” me 4,4 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2018.

Përdorimi i e-blerje (blerje online)

Blerjet “online” i referohen porosive të mallrave ose shërbimeve nëpërmjet internetit, blerjen e tyre nëpërmjet internetit (e-blerje) për qëllime personale nëpërmjet çdo lloji pajisjeje (desktop, i lëvizshëm ose i dorës, përfshirë telefonin celular ose telefon smart). Blerjet “online” janë kryer nga 10,1 % e popullsisë së grupmoshës 16 – 74 vjeç në 12 muajt e fundit, nga momenti i kryerjes së intervistës. Ndër blerjet “online”, produktet/shërbimet që zënë peshën më të madhe janë pajisjet sportive, veshje 82,6 %, të cilat kanë treguar një rritje nga viti 2018 me 4,0 pikë përqindje.

Përdorimi i TIK sipas grupmoshës

Përdorimi i internetit në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës tek të rinjtë e moshës 16 – 24 vjeç është 94,1 %. Individët e grupmoshës 65 – 74 vjeç, të cilët kanë deklaruar që nuk e kanë përdorur asnjëherë internetin zënë 64,1 %, tregues i cili ka ardhur me ulje nga viti 2018.

Përdorimi i internetit për vitin 2019, në ”tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës ka regjistruar përqindjet më të larta në grupmoshat 25 – 34 vjeç me 26,1 % dhe 16 – 24 vjeç me 25,7 %

Përdorimi i TIK sipas gjinisë

Në vitin 2019, përdorimi i internetit për kategorinë “gjatë 3 muajve të fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës ka shënuar rritje rreth 6 pikë përqindje krahasuar me vitin 2018, ku 71,2 % e burrave dhe 66,0 % e grave të grupmoshës 16-74 vjeç janë përdorues të internetit gjatë 3 muajve të fundit./Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Studimi/ Personat me syze preken më pak nga koronavirusi

Në një spital në Suizhou të Kinës, 276 pacientë ishin pranuar në një periudhë prej 47 ditësh, por vetëm 16 pacientë ishin të diagnostikuar...

Vrau 34-vjeçarin se i zuri rrugën, Arbër Kote: Më qëlloi me grushte, mbrojta veten

Arbër Kote u arrestua sot si autori i vrasjes së 34-vjeçarit Idajet Dulla, ditën e djeshme në Durrës. Mësohet se autori ka thënë se...

PD: Mësuesit po shfrytëzohen si skllevër, qeveria të marrë masa

Eksperti i Arsimit në PD Ndriçim Mehmeti, deklaroi se mësuesit po shfrytëzohen si skllevër dhe se detyrohen të punojnë me 2, 3 dhe 4...

Balla nga asambleja e PS në Belsh: Hapja e listave tashmë është fakt, humbësit të heqin dorë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Socialiste të Belshit, në kuadër të takimeve organizative dhe...

“E akuzonte se ka 3-4 dashnore”, flet babai i të riut që tentoi vetëvrasjen në Fier

Lidhur me ngjarjen e djeshme ku Elton Meta ka kanosur me armë familjen e bashkëshortes së tij e më pas ka tentuar të vetëvritet...