Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Eksperti gjerman flet për zgjedhjet në Kosovë: Do të kemi dy sfida

6 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Eksperti gjerman flet për zgjedhjet në Kosovë: Do të kemi dy sfida

Intervistë ekskluzive e DW me ekspertin gjerman për Ballkanin Bodo Weber në prag të zgjedhjeve parlamentare të Kosovës.

DW: Të dielën Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Çfarë vendoset në këto zgjedhje?

Bodo Weber: Është relativisht e vështirë të thuhet. Nga njëra anë, që kur dha dorëheqjen kryeministri aktual në detyrë, Haradinaj pati shumë polemika për shkakun e vërtetë të dorëheqjes. A ishte vërtet marrja në pyetje nga Gjykata e Hagës, apo ishte një manovër taktike për të dalë nga një koalicion i vështirë. Nga ana tjetër, pyetja është, se kush do t’i fitojë zgjedhjet? A do të kemi për herë të parë prej shumë vitesh një qeveri pa përfshirjen e PDK-së, siç kanë paralajmëruar përfaqësuesit e opozitës. Sa i vështirë do të jetë formimi i koalicionit qeverisës? Si do të vazhdojë dialogu?

Cilët janë faktorët kryesorë që do të nxjerrin fituesin, sipas mendimit tuaj?

Qeveria e deritanishme ka punuar nën hijen e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Kjo i nxori në plan të dytë të gjitha temat e tjera politike. Veç kësaj marrëdhëniet mes qeverisë dhe presidentit ishin të rënduara për shkak të idesë së përqafuar për ca kohë prej tij dhe presidentit serb për ndërrimin e territoreve. Me këtë opsion të rrezikshëm ata kishin arritur të bindnin që nga zonja Mogherini dhe ekipin e saj në Bruksel, administratën e Trump-it dhe deri diku edhe pjesë të zyrës presidenciale në Paris. Kjo bëri që të krijoheshin dy fronte: partitë e tjera nga njëra anë dhe PDK-ja e presidentit Thaçi nga ana tjetër, e cila kishte një pozicion të paqartë dhe jo të qëndrueshëm ndaj idesë së ndryshimit të kufijve.

Kështu që unë do të thosha, se janë zgjedhjet e para të jashtëzakonshme që nga pavarësia e Kosovës, ku është e vështirë të parashikohet, se cila parti do të dalë në krye. Edhe sondazhet duhen lexuar me rezerva.

A parashikoni që të kemi një situatë si në zgjedhjet e kaluara, kur krijimi i qeverisë do të kërkojë kohë?

Kjo varet nga rezultati, varet se a do të arrijë LDK dhe Vetëvendosje të mbledhin shumicën e duhur për një koalicion qeverisës, ani pse nuk arritën të dakordësoheshin as për një fushatë të përbashkët e as për një kandidat ose kandidate të përbashkët që do të kryesonte qeverinë. Pra, lind pyetja a do të dalë një shumicë, që të krijojë një koalicion, i cili nuk është si ky i tanishmi – me shumë parti? Pyetja tjetër: a do të arrijë të miratohet koalicioni pa votat e deputetëve serbë ose, a do të arrijnë partitë e vogla serbe që janë bashkuar kundër Listës Serbe që të mbledhin numrin e duhur prej dhjetë vendesh në parlament? Pra, ka shumë pyetje.

Siç thatë dhe ju, pyetja që duhet të zgjidhi të parën kreu i ri i Kosovës është vazhdimi i dialogut me Serbinë. Cili është parashikimi juaj?

Ne do të kemi dy sfida: njëra është të krijohet një ekip negociator uniteti, pra që mbështet së paku nga shumica e partive parlamentare, në mënyrë që ta ketë të garantuar ratifikimin e marrëveshjes së mundshme nga parlamenti i Kosovës. Nga ana tjetër, ky ekip duhet të ketë parasysh edhe rolin qendror të kryeministrit dhe qeverisë së re, që e kërkon vendimi i Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që marrëveshja të mos kontestohet nga Gjykata Kushtetuese. Pra, është problemi që kemi pasur këto dy vite: Si mund të kapërcehet kjo larmi apo ky kaos aktorësh nga pala kosovare në lidhje me negociatat.

Çfarë roli pritet të luajë tani një emisar i caktuar i SHBA-ve si Richard Grenell?

Ne kemi nevojë për një rifillim të dialogut që ka si synim të mos vërë në diskutim integritetin territorial të Kosovës. Mesa duket për këtë ekziston dakordësi së paku mes Berlinit dhe Parisit, por emërimi i Grenellit është dëshmi, se Uashingtoni ende nuk ka hequr dorë tërësisht nga ideja e rrezikshme e shkëmbimit të territoreve dhe ky emërim do ta komplikojë rifillimin e negociatave. Veç kësaj Grenell konsiderohet si një diplomat që preferon ndërhyrje jodiplomatike në politikën evropiane, dhe besoj se marrëdhëniet transatlantike në përgjithësi do të rëndohen.

Flitet që edhe Gjermania dëshiron të emërojë një të ngarkuar të posaçëm për dialogun. A ka ndonjë të vërtetë këtu?

Këtu lind pyetja se kush do t’i udhëheqë negociatat mes Serbisë dhe Kosovës, të cilat kërkojnë një impenjim të madh, dhe zyra e të ngarkuarit të BE-së për politikë të jashtme nuk i ka kapacitetet ta ushtrojë këtë detyrë. Sepse siç e pamë edhe nga udhëheqja skandaloze e dialogut nga ana e Mogherinit, qëllimi nuk është që të negociohet me harta dhe territore, por të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Kjo është një çështje shumë komplekse dhe kërkon një impenjim të plotë. Prandaj, ka kohë që është shtruar ideja që BE-ja të caktojë një të ngarkuar special për dialogun, por sipas të gjitha gjasave, ky do të jetë nën ombrellën e zyrës së zotit Borell, dhe jo si strukturë paralele me atë të BE-së. Gjermania duket se ka interes që ky post të mbulohet nga një gjerman. Por është ende herët të parashikohet se kush mund të jetë. Tani jemi ende në fazë konsultimesh.

Së shpejti do të fillojë nga puna komisioni i ri i BE-së. A mendoni se ka ardhur koha që BE-ja ta ndryshojë strategjinë për Kosovën?

Nuk mund të them të ndryshohet, sepse deri tani nuk kam parë ndonjë strategji të veçantë për Kosovën. Kjo duket nga mënyra e kryerjes së dialogut, nga njëra anë, por edhe nga mosliberalizimi i vizave për shtetasit e Kosovës, nga ana tjetër, gjë që është një skandal në aspektin moral, në një kohë që Kosova i ka plotësuar prej kohësh të gjitha kushtet e vëna nga Komisioni, të cilat edhe ashtu kanë qenë më të larta se për të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Besoj se së paku për këtë çështje Komisioni i ri do të vazhdojë të rekomandojë liberalizimin e vizave.

Për çështje të tjera, shumëçka do të varet nga stafi, pra se kush do të bëhet komisioner i ri për zgjerimin.

Deri tani njohim vetëm atë që do të merret me politikën e jashtme dhe të sigurisë, pra, zotin Borell. Dhe besoj se zoti Borell, si një evropian me përvojë në Bruksel dhe si një nga të parët ministra të jashtëm të një vendi anëtar të BE-së, që është shprehur kundër idesë së ndryshimeve territoriale në Ballkan e ka kuptuar shumë mirë se sa të rrezikshme janë ide të tilla. Dhe mendoj, se edhe pse vetë vjen nga një vend që nuk e ka njohur Kosovën, ai do të luajë një rol shumë konstruktiv në këtë temë. /DW

Tags: Ekspertigjermankosovezgjedhje

TË LIDHURA

Zjarri përfshin kodrat në fshatin Somotinë në Pogradec, era favorizon përhapjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri përfshin kodrat në fshatin Somotinë në Pogradec, era favorizon përhapjen e flakëve

19:30 | 17/03/2026
Nisin zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës
Aktualitet

Nisin zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

17:13 | 17/03/2026
Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan në Tiranë, zbardhen pamjet
Aktualitet

Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan në Tiranë, zbardhen pamjet

16:56 | 17/03/2026
Next Post
A do të vijojë opozita me protestat? Përgjigjet Basha

A do të vijojë opozita me protestat? Përgjigjet Basha

Basha i prerë: Nuk ka dhe nuk do të ketë më marrëveshje PS-PD

Basha i prerë: Nuk ka dhe nuk do të ketë më marrëveshje PS-PD

Basha: Ja shqetësimi kryesor i Metës

Basha: Ja shqetësimi kryesor i Metës







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

Ushtria izraelite: Nëse Mojtaba Khamenei është gjallë, do ta gjejmë dhe do ta neutralizojnë
Bota

Ushtria izraelite: Nëse Mojtaba Khamenei është gjallë, do ta gjejmë dhe do ta neutralizojnë

by mirseda
22:52 | 17/03/2026
0

Ushtria izraelite do të vazhdojë të shënjestrojë këdo që “përbën kërcënim për shtetin e Izraelit”, përfshirë Udhëheqësin...

“Wall Street Journal”: Rusia zgjeron shkëmbimin e inteligjencës dhe bashkëpunimin ushtarak me Iranin

“Wall Street Journal”: Rusia zgjeron shkëmbimin e inteligjencës dhe bashkëpunimin ushtarak me Iranin

22:24 | 17/03/2026
Netanyahu jep “dritën jeshile” IDF: Veproni menjëherë pa miratim politik

Netanyahu jep “dritën jeshile” IDF: Veproni menjëherë pa miratim politik

21:59 | 17/03/2026
Begaj shtron iftar për gazetarët: Profesioni, “agjërim i fjalës”

Begaj shtron iftar për gazetarët: Profesioni, “agjërim i fjalës”

21:28 | 17/03/2026
“Do goditet çdo kërcënim”/ IDF paralajmëron Mojtaba Khamenein: Do të vazhdojmë sulmet

“Do goditet çdo kërcënim”/ IDF paralajmëron Mojtaba Khamenein: Do të vazhdojmë sulmet

21:23 | 17/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com