E martë, 2 Qershor, 2020
11 C
Tirana

Basha: Ja shqetësimi kryesor i Metës

Më të lexuarat

Diskutimet për reformën, çfarë propozon PD për qeverinë kujdestare

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore është mbledhur këtë të dielë në orën 19:00, në atë që është cilësuar si data e fundit e saj. Palët...

Bllokimi i kufirit me Kosovën/ Reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vendimin e palës kosovare, për të mos lejuar futjen në territorin e tyre të makinave nga Shqipëria,...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet ka goditur vendin mbrëmjen e sotme. Bëhet me dije se tërmeti me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter e ka pasur epiqendrën në...

Qershori nis i freskët, ja si parashikohen temperaturat gjatë javës

Ndonëse ka nisur zyrtarisht stina e verës, java e parë do të sjellë mot të freskët. Edhe kjo javë do të shoqërohet nga mot...

Një tjetër gjyqtare e vettingut kallëzohet në SPAK

Ish-gjyqtarja e Apelit Shkodër, Hajrie Muçmata, ka kallëzuar në SPAK gjyqtaren e KPK-së, Alma Faskaj. Muçmata akuzon Alma Faskajn për kryerjen e veprës penale “Falsifikim...

“Shqiptarët janë popull kafe-dashës”, në mars-prill u importuan rreth 1600 ton

Mbyllja e bareve, nuk i kanë penguar shqiptarët të konsumojnë kafe në shtëpitë e tyre. Përkundrazi, gjatë muajit prill janë importuar 922 ton kafe. Qëndrimi...

Hapja e kufirit/ Procedurat e kalimit në Kosovë dhe Mal të Zi

Në një njoftim të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, bëhet me dije se nga sot Shqipëria ka hapur kufirin me Kosovën e Malin e...

Manastirliu: Ja çfarë do të hapet nga data 1 Qershor

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook tregon se çfarë do të hapet nga data 1 Qershor, pra nga...

Rasti i George Floyd/ Autopsia private nxjerr tjetër rezultat nga ajo zyrtarja

Familja e të ndjerit George Floyd, i cili u vra nga policia në SHBA kanë vendosur t’i bëjnë një autopsi private për të zbuluar...

Dështimi i reformës/ Yuri Kim e ashpër me politikën: Mbani fjalën para shqiptarëve

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka reaguar në lidhje me dështimin e negociatave për reformën zgjedhore në vend. Ajo ka nxitur palët që të lënë...

Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi në emisionin “Kjo Javë” se me Presidentin Meta nuk bien dakord në shumë prej pikëpamjeve.

“Ne nuk mund të biem dakord me shumë prej pikëpamjeve të Presidentit për sa i përket ngjarjeve dhe si janë zhvilluar këto ngjarje. Por nuk mund të mohoj për asnjë çast se shqetësimi i tij kryesor ishte të shmangte atë që po projektonte Edi Rama dhe bandat e interesuara në gjendje politike konflikti që ishte konflikti civil me pasoja të rënda për vendin”, tha Basha.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Dua t’ju pyes pak edhe për presidentin, z.Meta, lidhur me opinionin e Komisionit të Venecias është komentuar se Presidenti nuk mund të shkarkohet. Nga ana tjetër maxhoranca thotë se janë legjitimuar zgjedhjet e 30 qershorit. Ju si e shihni këtë raport z.Basha?

Lulzim Basha: Është e qartë se zgjedhjet e 30 qershorit, votimet e 30 qershorit kanë rënë. OSBE/ODIHR –i është trupa përgjegjëse për gjykime të çdo procesi zgjedhor apo kuazi zgjedhor siç ishte ai i 30 qershorit. Që kanë rënë këtë e kupton çdo shqiptar; janë bërë pa konkurrencë, janë bërë pa dekret presidencial dhe edhe pse pa konkurrencë janë masakruar në çdo hap që nga përgatitja, tek pseudofushata, tek dita e votimit, tek numërimi apo masakra me numërimin e votave, gjithçka ishte një proces farsë. Pra, 30 qershori është një proces i rënë moralisht, politikisht, është i rënë nga ana kushtetuese.

Ndërsa sa i përket rolit të presidentit, shqetësimi i presidentit prej fillimit ka qenë zgjidhja e krizës. Natyrisht, ne nuk mund të biem dakord me shumë prej pikëpamjeve të presidentit për sa i përket ngjarjeve dhe si janë zhvilluar këto ngjarje. Por nuk mund të mohoj për asnjë çast se shqetësimi i tij kryesor të shmangte atë që po projektonte Edi Rama dhe bandat e interesuara në gjendje politike konflikti që ishte konflikti civil me pasoja të rënda për vendin. Dhe këtu besoj se jo vetëm opozita dhe qytetarët, por edhe historia do ta vlerësojë vendimin e presidentit për të shmangur këto skenarë potencialisht gjakderdhje dhe vëllavrasje me njerëz që ishin të gatshëm që për hir të pushtetit të çonin në konfrontim me pasojë humbjen e jetës së dhjetëra, qindra qytetarëve. Jam i lumtur që si kryetar i opozitës kam marrë vendimin e duhur bashkë me popullin për të mos shkuar, për të mos rënë pre e këtij skenari dhune të përgatitur nga të njëjtat banda kriminale që përgatitën dhe ekzekutuan vjedhjen e zgjedhjeve të 2017-ës apo masakrën elektorale të Dibrës.

Dhe falë këtij qëndrimi sot kemi ndërgjegjësim të faktorit ndërkombëtar që për zgjidhjen e krizës shqiptare kemi dy realitete përballë njëri tjetrit; një qeveri të kapur disa herë duke vjedhur zgjedhjet me krimin e organizuar, duke bashkëpunuar me kriminelët, që nuk ndahet dot nga Dakot dhe nga Doshët, e nga Avdylajt, e një opozitë që ka qëndruar fuqimisht për parimet, vlerat, standardet europiane: Zgjedhje të lira dhe të ndershme, shtet të së drejtës, që do të thotë barazi e qytetarëve para ligjit nga presidenti, kryeministri, te ministrat e tek qytetari më i thjeshtë dhe garantimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut që janë baza, janë themelet e një shoqërie të përparuar europiane. Nga ato shoqëri që unë kam pasur fatin t’i njoh në rininë time, ku shqiptarët shpeshherë shkojnë edhe pa e ditur gjuhën por ja dalin të ndërtojnë jetën e tyre, të ndërtojnë jetën e fëmijëve të tyre, të shkëlqejnë, të bëhen shkencëtarë, artistë, këngëtarë. Pra, që provon se në qoftë se ne ndërtojmë këtë realitet në vendin tonë asgjë nuk na pengon ta lëmë pas këtë kohë të hidhur për Shqipërinë dhe t’i japim këtij vendi të bukur dhe të bekuar nga Zoti të ardhmen evropiane që meriton për veten e tij dhe për fëmijët shqiptarë.

Lexo edhe :   Presion për Reformën Zgjedhore/ Tre ambasadorë në zyrën e Bashës, çfarë do ndodhë sot në orën 15:00
Lexo edhe :   Rudina Hajdari: Përse Basha do ta mbajë Ramën perandor

Pyetje: Z. Basha një pyetje që lind natyrshëm, ndoshta edhe kuriozitet. Nëse do të ishte një prej kushteve të Bashkimit Europian një marrëveshje për të zgjidhur krizën, do të arrinte ta hidhte si hap Partia Demokratike?

Lulzim Basha: Nuk ka dyshim që zgjidhja e krizës kërkon vetëdijësim të të dyja palëve. Dhe kjo është arsyeja pse PD dhe opozita e bashkuar kanë hedhur një hap aktiv që nuk na takonte ne, i takonte qeverisë, se ajo është shkaktarja e krizës, i takonte kryeministrit, se ai është shkaktari për dështimin e katërt për moshapjen e negociatave. Por ne nuk mund të lëmë vendin, as shqiptarët peng të një njeriu që premton, dështon dhe pastaj mashtron dhe mundohet ta hedhë fajin diku tjetër. Prandaj kemi hedhur këtë hap, kemi këtë plan për daljen nga kriza që mishërohet edhe me 9 kushtet e Bundestagut.

Kemi një propozim për reformën zgjedhore dhe tani është koha që t’i lëmë llafet dhe të fokusohemi jo për hir të partive tona apo për hir të karrigeve tona, por për hir të Shqipërisë, të vendosim Shqipërinë të parën, të vendosim shqiptarët të parët dhe t’i hapim rrugë zgjidhjes së krizës politike me zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe vendore në të njëjtën kohë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Albin Kurti: Kosova ka dy armiq, një të brendshëm dhe një të jashtëm

Kryeministri ende në detyrë, Albin Kurti është shprehur se Kosova ka dy armiq, një të jashtëm dhe një të brendshëm. I ftuar në emisionin “5...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet ka goditur vendin mbrëmjen e sotme. Bëhet me dije se tërmeti me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter e ka pasur epiqendrën në...

Rasti i George Floyd/ Autopsia private nxjerr tjetër rezultat nga ajo zyrtarja

Familja e të ndjerit George Floyd, i cili u vra nga policia në SHBA kanë vendosur t’i bëjnë një autopsi private për të zbuluar...

Një tjetër gjyqtare e vettingut kallëzohet në SPAK

Ish-gjyqtarja e Apelit Shkodër, Hajrie Muçmata, ka kallëzuar në SPAK gjyqtaren e KPK-së, Alma Faskaj. Muçmata akuzon Alma Faskajn për kryerjen e veprës penale “Falsifikim...

Njeriu që e do Kosovën, sa zyrën e tij

Nga Mero Baze Qindra kamionë dhe vetura, së bashku me udhëtarët që sot janë nisur drejt Kosovës, u përballën me një surprizë të hidhur në...
WhatsApp KONTAKTO TT