Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Pëllëmbë apo shok? Përgjigjet epike, ja si sillen prindërit shqiptarë me fëmijët!

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Pëllëmbë apo shok? Përgjigjet epike, ja si sillen prindërit shqiptarë me fëmijët!

Një vajzë 13-vjeç u njoftua nga familjarët se u rrëmbye ditën e djeshme. Pas katër orësh kërkim, policia bëri me dije se minorenia u gjet në një qendër tregtare. Dhe se sipas tyre nuk bëhej fjalë për një rrëmbim, por shaka e të resë dhe se mamaja nuk e linte të dilte me shoqet. Teksa ngjarja ndodhet ende në hetim, rasti ka hapur një debat midis qytetarëve. Si duhet të sillen prindërit me fëmijët?

A duhet t’i vendosen kufij fëmijëve, apo prindërit duhet të jenë shok të tyre? Kjo temë ka vendosur përballë edhe psikologët të cilët janë ndarë në dy grupe. Në ata që mendojnë se prindërit duhet jenë autoritar. Dhe se një prind nuk mund t’i bëhet kurrë shok fëmijës së vetë. Por, ndryshe mendojnë një tjetër grup psikologësh. Të cilët shprehen se fëmijëve duhet t’i qëndrohet shumë afër dhe të ketë komunikim të vazhdueshëm, pa pengesa.

Edhe qytetarët duket se janë të ndarë po ashtu në mendime. Mosha e tretë kryesisht janë të mendimit se prindërit duhet të jenë pak strikt, në mënyrë që të ruajnë autoritetin. Pasi vetëm kështu fëmijët do të jenë më të edukuar. Madje disa prej tyre janë edhe të mendimit se në disa raste nuk është problem ta gjuash me pëllëmbë fëmijën. Siç shprehen ata për Tirana Today, kështu disiplinohen fëmijët që ata i quajnë problematik.

“Prindi duhet të jetë strikt sepse duhet t’ia mbajë fëmijës atë autoritetin e vetë. Nuk duhet ta lërë të lirë fëmijën. Sepse nëse ndodh kjo gjë ai nuk do të lërë gjë pa bërë, prandaj e ka dhe emrin fëmijë. Dhe nga një pëllëmbë duhet t’ia japësh fëmijës, pa diskutim.”

“Prindërit duhet të jenë shok, por varet edhe çfarë fëmije është. Dhe kur nuk dëgjon fëmija, nuk ke çfarë t’i bësh. Veç se të vësh ‘dorën e hekurt’, me dajak. Kur jemi rritur ne kishim frikë e veçanërisht nga autoriteti i prindërve apo mësuesve. Unë mendoj se kjo metodë ishte pozitive. Dhe si metodë duhet të kthehet patjetër. Sepse ndryshe nuk mbahen më këta lloj -soj fëmijësh.”

“Rrahja nuk është për njeriun, nuk është ajo zgjidhja e duhur. Por, edhe mua më ka qëlluar që t’i kem goditur fëmijët e mi. Për gjëra të vogla, jo pse nuk e bërë këtë gjë etj.”

“Nëse do të fillojë dajaku, fëmija do të mësohet me të dhe nuk do t’i bëjë më përshtypje. Duhet përdorur gjithmonë, mënyrë e komunikimit. Mua më ka ndodhur që ta kem qëlluar fëmijën tim dhe jam bërë pishman.”

Ndërkohë, ndryshe mendojnë kryesisht prindërit e rinj. Të cilët thonë për Tirana Today se me fëmijët duhet të jenë më tepër shok. Dhe se këta të fundit nuk duhet të ndjehen të frikësuar, por mes tyre duhet të kenë komunikim të vazhdueshëm.

“Një prind duhet të jetë në mes. Por, për mendimin tim duhet të jetë më tepër shok sesa autoritar. Autoriteti tregohet me punë çdo ditë, nuk është se i bërtet fëmijës dhe aty mbaron. Duhet të jesh shok, prind, po ashtu edhe autoritar kur duhet. Është e vështirë ta gjesh këtë të mesme të artë, por duhet të punosh e komunikosh shumë me fëmijët.”

“Ka ikur ajo kohë, tani kanë ardhur të tjera kohëra. Dhe tani është më mirë që prindërit të jenë shok me fëmijët e tyre. Autoriteti tregohet duke i folur dhe të ketë komunikim të vazhdueshëm me fëmijët.”

Edhe të rinjtë janë të mendimit se prindërit duhet të krijojnë një raport shoqëror me ta. Por, nuk duhet të mungojë edhe pak autoritet, sidomos kur janë në moshë të vogël. Mirëpo, ato shtojnë se rastet kur fëmijët gënjejnë prindërit veçanërisht kur dalin, janë shumë të shpeshta.

“Prindërit duhet të jenë më tepër shok me në sesa të tregohen autoritar. Por, edhe autoriteti duhet me raste. Si psh., për shkollën e të jemi të sjellshëm me njerëzit. Por, kur fëmija do të dalë dhe prindërit i thonë jo, aty është pak gabim. Sepse ata duhet të lënë të dalësh me shoqërinë. Pasi sa më shumë mos t’i lësh fëmijët të dalin, aq më shumë shkatërrohen. Edhe mua personalisht më ka ndodhur ta gënjej pak babin ose mamin. Kryesisht për rastet kur do të dilja me ndonjë shok, e i thosha që po dal me shoqet.”

“Është diçka e zakonshme këtu në Shqipëri që t’i gënjesh prindërit për të dalë. Sepse ka shumë prindër që nuk i lejojnë fëmijët të dalin me shoqërinë. Dhe fëmijët gjejnë si rrugën më të lehtë t’i gënjejnë. Mua përgjithësisht nuk më kanë ndaluar për gjë. Edhe pse prindërit e mi jetojnë në Korçë dhe unë jam vetëm këtu në Tiranë. Prandaj jam rehat.”/ TIRANA TODAY

Tags: autoritarfemijetPrindëritqytetaretrrëmbyeshokstriktvox pop

TË LIDHURA

PS cakton drejtuesit kyç në qarqe, dy ‘udhëheqës’ për kryeqytetin
Kryesore

PS cakton drejtuesit kyç në qarqe, dy ‘udhëheqës’ për kryeqytetin

14:20 | 21/03/2026
Rama largon 3 emra/ Benet Beci, Emirjana Sako dhe Eduart Shalsi ikin si drejtues politikë
Kryesore

Rama largon 3 emra/ Benet Beci, Emirjana Sako dhe Eduart Shalsi ikin si drejtues politikë

14:09 | 21/03/2026
Nga Xhafaj te Spiropali, PS bën ndryshime në drejtuesit politikë në qarqe.
Aktualitet

Rama: Jemi në pushtet falë grave, synojmë të kalojmë 34% përfaqësim.

13:51 | 21/03/2026
Next Post
Eksperti gjerman flet për zgjedhjet në Kosovë: Do të kemi dy sfida

Eksperti gjerman flet për zgjedhjet në Kosovë: Do të kemi dy sfida

A do të vijojë opozita me protestat? Përgjigjet Basha

A do të vijojë opozita me protestat? Përgjigjet Basha

Basha i prerë: Nuk ka dhe nuk do të ketë më marrëveshje PS-PD

Basha i prerë: Nuk ka dhe nuk do të ketë më marrëveshje PS-PD







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

PS cakton drejtuesit kyç në qarqe, dy ‘udhëheqës’ për kryeqytetin
Kryesore

PS cakton drejtuesit kyç në qarqe, dy ‘udhëheqës’ për kryeqytetin

by mirseda
14:20 | 21/03/2026
0

Ka përfunduar pas më shumë se 3 orësh mbledhja e sotme e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste,...

Rama largon 3 emra/ Benet Beci, Emirjana Sako dhe Eduart Shalsi ikin si drejtues politikë

Rama largon 3 emra/ Benet Beci, Emirjana Sako dhe Eduart Shalsi ikin si drejtues politikë

14:09 | 21/03/2026
Nga Xhafaj te Spiropali, PS bën ndryshime në drejtuesit politikë në qarqe.

Rama: Jemi në pushtet falë grave, synojmë të kalojmë 34% përfaqësim.

13:51 | 21/03/2026
Nesër opozita protestë kombëtare, Berisha zbardh skenarin: Deputetët nuk do të jenë në vijën e parë!

Nesër opozita protestë kombëtare, Berisha zbardh skenarin: Deputetët nuk do të jenë në vijën e parë!

13:06 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

Rama tregon kushtin: Asnjë kandidat për kryetar bashkie s’do të rikandidojë pa këto kushte.

13:00 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com