Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani, ndërsa sot është pritur në një takim nga kancelarja gjermane, Angela Merkel. Këto takime realizohen në kuadër të procesit të hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Takimi zgjati rreth 30 minuta. Përmes një postimi në “Facebook”, teksa ndan disa pamje nga takimi i zhvilluar, kreu i qeverisë shkruan se Merkel ka një predispozitë shumë pozitive kundrejt vendit tonë.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2406694339367167/?t=6
“Shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares Merkel #MikeeVërtetë?”, shkruan Rama.
Pak më parë, bashkangjitur një videoje, Rama shkruante se do të kërkonte “Po” nga Parlameneti gjerman: “Në Kancelarinë Federale për të kërkuar PO-në për Shqipërinë.”