Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Fatos Klosi flet për ndarjen e tij me Ilir Metën: Jemi zhgënjyer nga LSI

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Fatos Klosi flet për ndarjen e tij me Ilir Metën: Jemi zhgënjyer nga LSI

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka folur rreth largimit të tij nga LSI-ja, në vitin 2009, duke u shprehur se ishte aleanca e Ilir Metës me Sali Berishën, ajo çfarë e shtyu të merrte këtë vendim.

I ftuar në studion e Fax News, Klosi deklaroi se kjo marrëveshje ishte në sajë të interesave, e cila sipas tij, e rriti numerikisht LSI-në por jo parimisht.

Klosi foli edhe rreth 15-vjetorit të LSI-së, dhe mospjesëmarrjen e tij, teksa theksoi se të gjitha partitë politike në vend janë kthyer në biznese.

“Do të shkoja për të takuar vetëm disa miq të vjetër dhe kaq. Jemi zhgënjyer nga LSI-ja, sepse ne e nisëm atë punë nga papërballueshmëria e Partisë Socialiste ndaj qeverisjes së Sali Berishës në atë kohë. Por edhe ajo përfundoi si partitë e tjera për interesa të ngushta ekonomike. Sigurisht kam hyrë vonë edhe në Partinë Socialiste, por duhet thënë se në 2009 LSI bëri kompromis për hir të disa interesave me Berishën, dhe kjo na largoi. Ndërsa gjithashtu kohët e fundit LSI-ja me qëndrimet e saj ka gabuar. Unë nuk isha në Tiranë në 15 vjetorin e LSI-së, por edhe po të isha, do të shkoja për të takuar miqtë e vjetër dhe vetëm kaq”.

I pyetur se sa ka ndryshuar presidenti Ilir Meta, që nga koha kur themeloi LSI-në 15 vite më parë, Klosi tha:

“Natyrisht që në gjithë këtë kohë edhe Ilir Meta ka ndryshuar. Unë e kam njohur atë përpara LSI-së dhe është e vështirë të ndërtosh një lëvizje të tillë e dalë nga Partia Socialiste, e detyruar në mjedisin politik në Shqipëri të bëjë shumë dredha. Edhe sot e shoh që është në pozita të vështira në bazë edhe të deklaratave të tij, por unë nuk kam fakte të kuptoj se cilat janë problemet e tij të vërteta. Ka marrë disa vendime të vështira të cilat nëse do të ishte funksionale Gjykata Kushtetuese, ajo do të thoshte se kjo është rruga ligjore”.

Klosi ka komentuar edhe vënien e Monika Kryemadhit, në krye të kësaj partie, teksa shprehet se do kishte dëshirë që të ishte sërish Meta, në krye të LSI-së.

“Jo, nuk është këtu problemi, ajo gjithmonë ka qenë pranë Ilir Metës, ka qenë personazh i rëndësishëm pranë tij në kohën kur ishte kryetar dhe Meta konsultohej vazhdimisht me të sepse ka eksperiencë politike. Unë do kisha qef të ishte Iliri (qesh) se ka qenë shumë më i prerë, kishte “Po” ose “Jo” me të, Monikën nuk e njoh kaq afër dhe nuk e gjykoj dot. Por sot është në pozitë të vështirë, është në luftë për ekzistencë, dhe nuk e di çfarë do të bënte Iliri. Tek e fundit ai është President por natyrisht besoj se ashtu siç kanë qenë konsultuar kur partia drejtohej prej tij, edhe sot konsultohen”, u shpreh Klosi.

Tags: BerishaFatos Klosiilir metalsiMonika Kryemadhi

TË LIDHURA

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim
Aktualitet

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026
Prag Pashke, katolikët përkujtojnë Udhën e Krishtit në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë
Aktualitet

Prag Pashke, katolikët përkujtojnë Udhën e Krishtit në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë

21:08 | 03/04/2026
Bordi i Transparencës ul akcizën 20%, hyjnë në fuqi çmimet e reja të karburantit.
Aktualitet

Bordi i Transparencës ul akcizën 20%, hyjnë në fuqi çmimet e reja të karburantit.

20:41 | 03/04/2026
Next Post
Emri/Shfrytëzonte vajzat për prostitucion, pranga pronarit të lokalit

Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari shqiptar

Arrestohet në Tiranë Genci, i riu që u bë i famshëm pas gafës në Itali

Arrestohet në Tiranë Genci, i riu që u bë i famshëm pas gafës në Itali

28-vjetori i pavarësisë së Maqedonisë/ Meta letër Pendarovskit: Urime vëllazërore për ju

28-vjetori i pavarësisë së Maqedonisë/ Meta letër Pendarovskit: Urime vëllazërore për ju







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen
Showbizz

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

by mirseda
22:54 | 03/04/2026
0

Arbër Hajdari ishte i ftuar këtë mbrëmje në “Goca dhe Gra”, ku foli për rolin e tij...

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

22:43 | 03/04/2026
Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

22:12 | 03/04/2026
Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

21:43 | 03/04/2026
Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

21:21 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com