E premte, 3 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

Fatos Klosi flet për ndarjen e tij me Ilir Metën: Jemi zhgënjyer nga LSI

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka folur rreth largimit të tij nga LSI-ja, në vitin 2009, duke u shprehur se ishte aleanca e Ilir Metës me Sali Berishën, ajo çfarë e shtyu të merrte këtë vendim.

I ftuar në studion e Fax News, Klosi deklaroi se kjo marrëveshje ishte në sajë të interesave, e cila sipas tij, e rriti numerikisht LSI-në por jo parimisht.

Klosi foli edhe rreth 15-vjetorit të LSI-së, dhe mospjesëmarrjen e tij, teksa theksoi se të gjitha partitë politike në vend janë kthyer në biznese.

Do të shkoja për të takuar vetëm disa miq të vjetër dhe kaq. Jemi zhgënjyer nga LSI-ja, sepse ne e nisëm atë punë nga papërballueshmëria e Partisë Socialiste ndaj qeverisjes së Sali Berishës në atë kohë. Por edhe ajo përfundoi si partitë e tjera për interesa të ngushta ekonomike. Sigurisht kam hyrë vonë edhe në Partinë Socialiste, por duhet thënë se në 2009 LSI bëri kompromis për hir të disa interesave me Berishën, dhe kjo na largoi. Ndërsa gjithashtu kohët e fundit LSI-ja me qëndrimet e saj ka gabuar. Unë nuk isha në Tiranë në 15 vjetorin e LSI-së, por edhe po të isha, do të shkoja për të takuar miqtë e vjetër dhe vetëm kaq”.

I pyetur se sa ka ndryshuar presidenti Ilir Meta, që nga koha kur themeloi LSI-në 15 vite më parë, Klosi tha:

Natyrisht që në gjithë këtë kohë edhe Ilir Meta ka ndryshuar. Unë e kam njohur atë përpara LSI-së dhe është e vështirë të ndërtosh një lëvizje të tillë e dalë nga Partia Socialiste, e detyruar në mjedisin politik në Shqipëri të bëjë shumë dredha. Edhe sot e shoh që është në pozita të vështira në bazë edhe të deklaratave të tij, por unë nuk kam fakte të kuptoj se cilat janë problemet e tij të vërteta. Ka marrë disa vendime të vështira të cilat nëse do të ishte funksionale Gjykata Kushtetuese, ajo do të thoshte se kjo është rruga ligjore”.

Lexo edhe :   Akuzat për "Toyota Yaris", Balla-Bashës: Kallëzoje penalisht Berishën

Klosi ka komentuar edhe vënien e Monika Kryemadhit, në krye të kësaj partie, teksa shprehet se do kishte dëshirë që të ishte sërish Meta, në krye të LSI-së.

Lexo edhe :   Akuzat për "Toyota Yaris", Balla-Bashës: Kallëzoje penalisht Berishën

Jo, nuk është këtu problemi, ajo gjithmonë ka qenë pranë Ilir Metës, ka qenë personazh i rëndësishëm pranë tij në kohën kur ishte kryetar dhe Meta konsultohej vazhdimisht me të sepse ka eksperiencë politike. Unë do kisha qef të ishte Iliri (qesh) se ka qenë shumë më i prerë, kishte “Po” ose “Jo” me të, Monikën nuk e njoh kaq afër dhe nuk e gjykoj dot. Por sot është në pozitë të vështirë, është në luftë për ekzistencë, dhe nuk e di çfarë do të bënte Iliri. Tek e fundit ai është President por natyrisht besoj se ashtu siç kanë qenë konsultuar kur partia drejtohej prej tij, edhe sot konsultohen”, u shpreh Klosi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bora dhe Semi do të “hakmerren” ndaj Donaldit në “Për’puthen Prime”

Puthjet e Donaldit me Beatrixin, kanë shkaktuar një bum komentesh në rrjet. Fansat janë ndarë në grupe, ndërsa ende nuk ka patur një reagim...

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...