Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

30 qershori/ Basha: Edi Rama kërkonte viktima mes qytetarëve

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur me nota të ashpra sa i përket zgjedhjeve të zhvilluar më 30 qershor, teksa deklaron se mazhoranca ka pasur vetëm një skenar: të shkaktonte viktima mes qytetarëve.

Gjatë intervistës për ‘Syri.net’, Basha u shpreh se opozita kishte vetëm 2 rrugë në ato zgjedhje: “ose të vazhdonte deri në fund në prani të një paligjshmërie, që iu mohoi edhe të drejtën e vëzhgimit edhe kur kishte fituar një betejë edhe në planin kushtetues, ose të shkonte drejt një skenari të sigurt gjakderdhje, të cilën e shmangëm me vetëdije të plotë”.

Pjesë nga deklarata e Bashës:

Nga momenti i anulimit të zgjedhjeve kushtetuese, me 10 qershor, ajo që mbeti ishte ose pranimi i këtij realiteti politik, siç bënte thirrje Gjermania me datë 9 qershor ose ecja me kokëfortësi drejt një procesi të paligjshëm, antikushtetues dhe kriminal që Edi Rama vendosi të bënte duke dalë zbuluar para partnerëve, që ishte shkaku dhe burimi i çdo konflikti në Shqipëri për pushtetin e tij.

Pra, më të vërtetë siç thanë partnerët tanë 10 qershori ndryshoi çdo skenar. Tashmë ishte opozita jo thjesht në mbrojtje të një kauze të drejtë morale, zgjedhje pa krimin, zgjedhje të lira, përfshi zgjedhje parlamentare por ishte opozita në anën e Kushtetutës dhe të ligjit dhe qeveriabandë, bandaqeveri në anën e shkeljes së Kushtetutës dhe shkeljes së ligjit. Ndryshoi në disa aspekte, patëm një vetëdijësim të komunitetit ndërkombëtar që në Shqipëri ka nevojë për zgjidhjen e krizës politike ku për të përdorur fjalët e përfaqësuesve të Bundestagut, CDU/CSU-së asgjë nuk do të përjashtohet nga kjo zgjidhje; përfshi kushtet tona, një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme pa Edi Ramën kryeministër. Dhe se me dekretin e Presidentit zgjedhjet lokale si një skenar monist dhe i paligjshëm kishin marrë fund edhe nga ana Kushtetuese. E rëndësishme është që edhe më 9 qershor, para dekretit të Presidentit pati një vetëdijësim në më pak se tre muaj e gjysëm të nisjes së protestave opozitare, që në Shqipëri ka një krizë politike që duhet zgjidhur, të cilët iu përgjigj pozitivisht opozita e bashkuar, dhe siç ju thash ju përgjigj negativisht një njeri i cili në atë momente ndodhej nën terrorin personal dhe politike të zbulimit të skemës së “184” dhe “339”-ës nga Bild-i. Çfarë vendosi?!

Vendosi të ecë me kokëfortësi drejt një skenari antikushtetues, ta angazhojë krimin dhe ajo që shumë qytetarë e kanë parë dhe shumë të tjerë akoma nuk e dinë, dislokoi për ditën e zgjedhjeve një skenar kriminal me qëllim për të shkaktuar viktima.

Në këtë skenar kriminal u bënë bashkë grupe kriminale, oficerë policie, punonjës të administratës shtetërore, në veçanti të OSHES dhe të ndërmarrjeve të tjera shtetërore, më një qëllim të vetëm: që të kthenin çdo lloj proteste të qytetarëve pranë qendrave të votimit, në një skenar përleshje me një bilanc viktimash të cilat do ti shërbenin Edi Ramës për të hequr tërësisht vëmendjen nga fakti që sot Shqipëria ka një kryeministër të korruptuar që ka kapur të gjitha pushtetet në bashkëpunim me krimin nga fakti që ka ndodhur një përplasje civile si rezultat i së cilës në mënyrë të padiskutueshme ishte në prag. Pra, në këtë situatë politike dy mundësi kishte opozita; të vazhdonte deri në fund edhe në prani të një paligjshmërie të tillë që iu mohoi edhe të drejtën e vëzhgimit edhe kur kishte fituar një betejë edhe në planin kushtetues, edhe në planin ndërkombëtar të shkonte drejt një skenari të sigurt gjakderdhje, të cilën e shmangëm me vetëdije të plotë, dhe që rezultoi të ishte ashtu siç prisnim, ashtu siç iu kërkuam qytetarëve shqiptarë. Sepse vendimit të duhur i thirrjes tonë për ta braktisur këtë farsë ju përgjigjen masivisht qytetarët shqiptarë.

 

Tags: 30 qershoriedi ramalulzim basha

TË LIDHURA

Aktualitet

Atmosferë festive në Shijak, motoristë nga 50 vende të botës marrin pjesë në Motofest

20:14 | 06/06/2026
Aktualitet

Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, qytetarët dalin në mbrojtje të kauzave të tyre

19:51 | 06/06/2026
Aktualitet

Slogani kryefjalë i tubimit, fëmijët e vegjël në protestën para Kryeministrisë: Shqipëri e Re!

19:48 | 06/06/2026
Next Post

Samir Mane negocion të ulë Bashën dhe Ramën? Përgjigjet lideri i opozitës

Gjermania shton stimujt për personelin shëndetësor shqiptar, po zbrazet QSUT-ja nga infermierët

Zjarr masiv në pyllin e Shëngjinit, kërkohet ndërhyrje nga ajri







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Atmosferë festive në Shijak, motoristë nga 50 vende të botës marrin pjesë në Motofest

by mirseda
20:14 | 06/06/2026
0

Për të pestin vit, Shijaku mirëpret motoristë nga Shqipëria, diaspora dhe mbi 50 vende të botës, duke...

Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, qytetarët dalin në mbrojtje të kauzave të tyre

19:51 | 06/06/2026

Slogani kryefjalë i tubimit, fëmijët e vegjël në protestën para Kryeministrisë: Shqipëri e Re!

19:48 | 06/06/2026

Starmer: SHBA po përpiqet të ndikojë në demokracinë e Britanisë

19:46 | 06/06/2026

Edhe Korça i bashkohet ‘valës’ së protestave kundër resortit në Zvërnec

19:26 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com