Politikë

Samir Mane negocion të ulë Bashën dhe Ramën? Përgjigjet lideri i opozitës

               Publikuar në : 22:53 - 22/08/19 Enno

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka folur në lidhje me faktin nëse ka pasur negociata nga ndërkombëtarë apo biznesmenë brenda vendit, për tu ulur në tryezë me kryeministrin Edi Rama.

I ftuar në ‘Syri Tv’, Basha u shpreh në mënyrë të prerë se nuk ka pasur asnjë negociatë të tillë.

Jo. Sepse e kam të qartë se kjo nuk do të ndodhë”, tha Basha

Basha më tej u pyet nëse ka pasur biznesmenë, që janë përpjekur të negociojnë mes tij dhe Ramës, pyetje së cilës ai iu përgjigj:

Ka pasur, por nuk ka guxuar njeri”.

Në intervistë u përmend edhe emri i biznesmenit Samir Mane, por Basha mohoi të ketë pasur një takim me shefin e qeverisë, me ndërmjetësimin e biznesmenit të njohur.

Në përfundim të përgjigjes së tij, Basha deklaroi se, ka qenë kryeministri Edi Rama ai i cili injoroi përpjekjet e Gjermanisë për negociata.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT