Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Gjermania shton stimujt për personelin shëndetësor shqiptar, po zbrazet QSUT-ja nga infermierët

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Vala e emigracionit të personelit shëndetësor që ka prekur prej vitesh Shqipërinë rrezikon të përforcohet edhe më tej për shkak se spitalet gjermane kanë rritur stimujt për tërheqjen e mjekëve dhe infermiereve nga Shqipëria.

Para disa ditësh një nga spitalet më të mëdhenj në Gjermani solli përfaqësuesit e saj në QSUT, të cilët i bënë një ofertë joshëse personelit të infermierisë, e pa aplikuar më parë. Infermierët e përzgjedhur që ishin rreth 20, në një ditë te vetme, do të lënë punën gjatë mësimit të gjuhës gjermane në nivelin B1 në Shqipëri kundrejt një pagesë mujore 400 euro.

Pagesa do të jepet si kompensimin për rrogën që punonjësit marrin në QSUT në mënyrë që ato të përfundojnë sa më shpejt mësimin e gjuhës. Më parë ky stimul nuk mundësohej pasi mësimi i gjuhës vijonte teksa ata ishin në punë. Gjithashtu në kontratën përkatëse, punonjësit gjatë vitit të parë të mësimit në Gjermani do të paguhen me 1500 euro teksa do t’iu kompensohet një pjesë e qirasë. Pasi të jenë standardizuar njohuritë pagat do të kalojnë 2000 eurot.

Për shkak të kësaj situatë një nga pavionet më të rëndësishme të pediatrisë ka mungesë personeli me 30 për qind. Nga 23 infermierë që janë në organike gati 6 vende janë vakante, kryesisht për shkak të largimeve drejt Gjermanisë.

Burimet nga QSUT pohojnë se, stafet mjekësore shqiptare sidomos infermierët shqiptare kanë rezultuar me aftësi të larta në Gjermani. Kjo për shkak se, infermierët shqiptarë në QSUT përpunojnë të sëmurë më shumë se normat europiane. Shqipëria radhitet ndër vendet me numrin më të ulët të stafit mjekësor në raport me popullsinë. Kjo situatë e ka bërë personelin shëndetësor shqiptar me përvojë duke ushtruar shumë funksione për disa lloje sëmundjesh. Bie fjala nuk ka asnjë infermier në QSUT që nuk bën injeksione dhe nuk vë vigona, ndërsa në spitalet europine përgjegjësitë janë shumë të reduktuara për shkak se, një infermier shërben për shumë pak pacientë.

Nga viti 2013 në vitin 2018 janë larguar nga vendi 875 mjekë. Teksa vetëm gjatë vitit 2018 janë larguar nga vendi kryesisht drejt Gjermanisë rreth 2 mijë infermierë. Sipas të dhënave nga numri i certifikatave të kërkuara pranë  Urdhërit të Mjekut vetëm në vitin 2018 janë larguar 164 mjekë, teksa janë diplomuar mbi 250 nga fakulteti u mjekësisë. Nga të dhënat shihet se janë larguar tre gjenerata mjekësh. Largimet u bene më të dukshme pas vitit 2014, ku ikjet e mjekëve specialiste ishin më shumë se 150 në vit mesatarisht. /Monitor

 

Tags: Gjermaniainfermieretmjeket

TË LIDHURA

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

22:07 | 05/06/2026
Aktualitet

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026
Aktualitet

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026
Next Post

Zjarr masiv në pyllin e Shëngjinit, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Basha në intervistë, shembet studioja LIVE (video)

Që PD të mos përfundojë në muze, e qesëndisur nga Rama







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com