Zbardhet ngjarja e ndodhur dy ditë me parë në fshatin Hamil, ku një 23-vjeçar u gjend i hedhur në një kanal, pa shenja jete.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e 2 autorëve, të cilët vranë me thikë shtetasin F.S., për motive të dobëta.
Në përfundim të hetimeve u arrestuan shtetasit:
S.S, 26 vjeç, banues në fshatin Sulaj.
K.M, 20 vjeç, banues në fshatin Sulaj.
I riu që u gjet i vdekur në kanal, dyshohet se u përfshi në konflikt gjatë natës, kohë kur edhe ndodhi krimi.
Ndërkohë, goditja me thikë ka qenë në zonën e barkut dhe i ka dëmtuar të gjitha organet jetësore.
Fakti që ngjarja ka ndodhur natën, ka bërë që i riu të ketë kaluar dhimbje të rënda për disa orë, kjo pasi në atë rrugë nuk ka kaluar askush që të mund t’i ofronte ndihmën e parë. Sipas mjekëve, nëse do të ishte paraqitur në kohë në spital, edhe mund të ishte shpëtuar nga vdekja.
Njoftimi i policisë:
Policia e Fierit zbardh dhe dokumenton vrasjen e 23 vjeçarit në fshatin Hamil.
Arrestohen 2 autorët e dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas një pune të mirëfilltë hetimore, zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen e ndodhur gjatë natës së datës 11.08.2019 në fshatin Hamil ku u gjet i vrarë me thikë 23 vjeçari F.S.
Në përfundim të hetimeve u arrestuan shtetasit:
S.S, 26 vjeç, banues në fshatin Sulaj.
K.M, 20 vjeç, banues në fshatin Sulaj.
Gjatë natës së datës 11.08.2019, në fshatin Hamil, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës shtetasin F.S, 23 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.