pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24royalbetjustin tvsmartbahistaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombetpuanroyalbetmatbet girişzenbetmarsbahis girişzenbetzenbetcasibombetciopusulabet girişjojobet canlıbetgitmercurecasino girişholiganbetholiganbet girişjojobetsonbahis girişsonbahisholiganbet girişholiganbetsuperbetin girişamgbahisbetplay girişmercurecasinojojobet girişcasinomilyoncratosroyalbet girişcasinoroyalsuperbetinmarsbahis girişmatbet girişbetpuanbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetsalvadorpalacebetteosbet1winbetgitromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetmeritkingbetsalvadorholiganbetbetciocasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetholiganbetcasibombahiscomhititbetjojobetbettiltbettiltmatbetgrandpashabetCasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişKulisbetCasibommeritbetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Të rinjtë vazhdojnë të ikin, rritet numri i emigrantëve ilegalë shqiptarë në Itali

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Numri i emigrantëve ilegalë shqiptarë shënoi rritje gjatë vitit 2018 në shtetin fqinj, duke u renditur si vendi i dytë me shifrat më të larta pas Marokut. Krahasuar me një vit më parë numri i emigrantëve ilegalës është rritur me gati 30%, (nga 2330 në 2017-n në 3025 në 2018-n) shkruan media italiane Il Sole.

Pjesa më e madhe e tyre sipas analizës së publikuar i përksin grupmoshës 17-34 vjeç, me rreth 1920 individë të identifikuar sipas të dhënave të publikuara. Për grupmoshën më të mëdhenj se 35 vjeç janë identifikuar 1100 emigrantë shqiptarë që qëndrojnë në mënyrë ilegale.

Sipas Agjencisë Europiane të Statistikave (Eurostat), janë gjetur 27,000 emigrantë ilegalë në Itali në vitin 2018, rreth 10 mijë më pak krahasuar me 2017. Pjesa më e madhe e tyre ishin meshkuj, të rinj midis 18 dhe 34 vjeç me origjinë kryesore nga Maroku, Shqipëria dhe Tunizia.

Sipas vlerësimeve të Ocse, në Itali nuk ka një numër më të lartë emigrantësh të parregullt krahasuar me vendet e tjera. Vitet e fundit, autoritetet kanë identifikuar nga 4 deri në 6 emigrantë të paligjshëm për 10,000 banorë, shumë më pak se ata të identifikuar në vendet e tjera si për shembull në Austri ose Gjermani, apo edhe Francë, Mbretëria e Bashkuar dhe Spanjë, për të mos përmendur Greqinë, e cila ka pasur vlerat më të larta për një farë kohe.

Shqiptarët ilegalë në BE

Nuk është i pakët numri i shqiptarëve që në pamundësi për t’u pajisur me dokumentacionin dhe lejet përkatëse janë detyruar që të jetojnë ilegalisht në një nga vendet e Bashkimit Europian. Sipas Eurostat vetëm në vitin 2018 janë identifikuar në të gjithë bashkimit europian 34,810 shqiptarë ilegalë. Megjithatë krahasuar me një vit më parë numri i tyre ka ardhur në rënie duke u zvogëluar me 13%, nga mbi 40 mijë që ishte në 2017-n.

Të dhënat në dekadën e fundit tregojnë se numri i shqiptarëve që jetojnë ilegalë në BE ka pasur uljet dhe ngritjet e veta. Para 10 vitesh, në vitin 2009 u shënuar rekordi i kësaj dekade, ku në Europë numëroheshin 69 mijë shqiptarë. Më pas numri i tyre shënoi ulje, veçanërisht pas heqjes së vizave për shqiptarët në zonën Shengen në 2011, ku numri i shqiptareve ilegalë ishte 17,245.

Ndër vite Greqia ka raportuar numrin më të lartë të emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë pa letra. Në vitin 2018 numri i shqiptarëve që qëndronin në mënyrë të jashtëligjshme në Greqi ishte 11,190, apo sa 32% e totalit të shqiptareve ilegalë në të gjithë BE-në.

Në vend të dytë renditet Gjermania, ku sipas Eurostat në 2018-n janë identifikuar 6570 shqiptarë që jetojnë atje ilegalisht, rreth 38% më pak në krahasim me një vit më parë, e ndjekur nga Franca me 4355, Mbretëria e Bashkuar me 3580. Ndërsa në Itali gjatë 2018-s u identifikuan rreth 3025 shqiptarë pa dokumentet përkatëse të qëndrimit, rreth 8% e totalit të ilegalëve në të gjithë BE-në. Numri i tyre në Itali u rrit me gati 600 emigrantë më shumë në krahasim me një vit më parë.

2018-a shënoi rritje të numrit të emigrantëve shqiptarë ilegalë në Holandë. Holanda po kërkon që të vendosë sërish regjimin e vizave me Shqipërinë. Në 2018-n u identifikuan rreth 1000 emigrantë ilegalë në Holandë, rreth 2.3 herë më shumë se një vit në parë. Numri i emigrantëve shqiptarë ilegalë në Holandë ka shënuar rritje veçanërisht në tre vitet e fundit.

Shifrat kanë qenë në rritje edhe në Spanjë, ku vetëm në vitin e fundit janë identifikuar 1035 emigrantë ilegalë, gati 30% më shumë se një vit më parë. Prej 2014 edhe emigrantët e identifikuar si ilegalë në vendin e Gadishullit Iberik kanë qenë në rritje. /Monitor

TË LIDHURA

Aktualitet

Policia e Tiranës: 1436 vepra penale në maj, u zbuluan autorët në 92.6% të rasteve

12:26 | 13/06/2026
Aktualitet

“Toka jonë nuk preket!”/ Banorët e Rrjollit protestë kundër resortit, tensione me policinë

12:16 | 13/06/2026
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

12:12 | 13/06/2026
Next Post

Video/ Ambasada e SHBA: Ja si do jetë funksionale Gjykata Kushtetuese

Shkodër/ Plagosën vëllain e oficerit të policisë, arrestohen 2 vëllezërit

Meta not në liqenin e ftohtë mes maleve: Mrekulli e veçantë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Policia e Tiranës: 1436 vepra penale në maj, u zbuluan autorët në 92.6% të rasteve

by mirseda
12:26 | 13/06/2026
0

Drejtori i Policisë Vendore Tiranë, Oliger Torba, gjatë një konference për shtyp pasqyroi rezultatet e punës së...

“Toka jonë nuk preket!”/ Banorët e Rrjollit protestë kundër resortit, tensione me policinë

12:16 | 13/06/2026

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

12:12 | 13/06/2026

Shpërndanin kokainë në Tiranë, 4 të arrestuar; sekuestrohen drogë dhe para

11:37 | 13/06/2026

“Bashkë për ndryshim!”/ Qindra mijëra qytetarë dje në Bulevard, mbahet sot protesta e 14

11:15 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com