Kronikë

Shkodër/ Plagosën vëllain e oficerit të policisë, arrestohen 2 vëllezërit

               Publikuar në : 09:40 - 13/08/19 Enno

Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, ku gjatë një konflikti mbeti i plagosur me thikë shtetasi V.Sh.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e 3 autorëve të dyshuar, të cilët pas një konflikti të çastit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me armë të ftohtë (thikë) shtetasin V. Sh. 38 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mesditën e 12 gushtit, ku ka mbetur i plagosur shtetasi V. Sh.

Vihen në pranga nga Policia e Shkodrës 3 autorët e dyshuar të ngjarjes

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar dhe intensive u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

P. 36 vjeç, banues në Shkodër.

M. 28 vjeç, dhe P. M. 29 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, (vëllezër).

Më datë 12.08.2019, rreth orës  12:10, në lagjen “Mark Lula”, pas një konflikti të çastit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me armë të ftohtë (thikë) shtetasin V. Sh. 38 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” e Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” .

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT