Gjykata e Tiranës ka vendosur ti japë mandatin kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Vorës, Agim Kajmakut, që u shpall fitues në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Gjykata, pasi dëgjoi përfaqësuesin e palës kërkuese, pasi shqyrtoi provat e paraqitura dhe analizoi çështjen në tërësi, ka pranuar kërkesën e PS, për vërtetimin e mandatit për Kryetar të Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku, si kandidat i shpallur fitues në zgjedhjet e 30 qershorit.
Kujtojmë këtu se më herët, Partia Socialiste i kërkoi Gjykatës së Tiranës të njohë Agim Kajmakun si kryebashkiak të Vorës. Kërkesa e PS u firmos nga Edi Rama.
Gjykata e Tiranës nuk e konfirmoi mandatin e Agim Kajmakut për të marrë postin e kryetarit të Bashkisë së Vorës, pasi shpalli moskompetencën për të dhënë një vendim të tillë.
Në vendimin e dhënë nga Gjykata që në datën 15 korrik, thuhet se kjo kompetencë i kalohet Gjykatës Administrative. Vendimi sipas saj, mund të apelohej në Gjykatën e Lartë.