E hënë, 25 Tetor, 2021
22.5 C
Tirana

Kampionati drejt shtyrjes, Rama: Ja kur do kalohet ligji i sportit

Situata aktuale e futbollit në vend jo vetëm në ekipet e Kategorisë Superiore, por edhe në kategoritë më të ulëta mund të bëjë që të mos nisë kampionati në datat që janë miratuar nga Komiteti Ekzekutiv.

“Panorama Sport” ka mësuar se në prapaskenë, klubet e elitës kanë një akord mes tyre për të nxitur shtyrjen për fillimin e kampionatit të sezonit 2019-2020. Nga sa është diskutuar mes presidentëve të klubeve të Kategorisë Superiore, nën ombrellën e Ligës Profesioniste, do të kërkohet pikërisht shtyrja për nisjen e kampionatit. Me gjasë, do të jetë vetë Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së që do ta miratojë diçka të tillë.

Kjo, për të pritur edhe lëvizjen nga ana e qeverisë, e cila pak kohë më parë në një tryezë me FSHF-në dhe presidentët e klubeve, kanë diskutuar disa pika. Më tej, grupi i punës i ngritur nga FSHF ka kërkuar miratimin e 6 ligjeve që sjellin ndryshime të rëndësishme në sport. Pasi premtimi se do të ishin gati pas 100 ditësh ka kaluar, klubet dhe familja e sportit në vend pret një lëvizje nga ana e qeverisë.

KRYEMINISTRI – Si për koincidencë, apo pararojë e të gjithë kësaj, ka qenë dje deklarata e kryeministrit të vendit, Edi Rama, gjatë bilancit të bërë dje në ambientet e kryeministrisë, premtoi edhe futjen e paketës ligjore për miratim me rinisjen e punës pas pushimeve. “Në shtator do të fusim projektligjin e shumëkërkuar, të shumëpritur dhe shumëpremtuar të sportit duke u dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve dhe kërkesave të komunitetit të sportit, të cilat janë trajtuar edhe në tryezën e përbashkët me Federatën Shqiptare të Futbollit apo me pjesë të tjera të komunitetit të sportit”, ka deklaruar dje kryeministri Rama.

Lexo edhe :   Politika është një lojë që Basha e humb gjithmonë

Në këto kushte, duket se kreu i qeverisë i ka dhënë dritën jeshile paketës së diskutuar me komunitetin e sportit, ndaj me gjasë, pritet që edhe ky i fundit ta presë miratimin e paketës ligjore, e më pas të startojë garën për edicionin ri.

Lexo edhe :   Politika është një lojë që Basha e humb gjithmonë

AFATET – Kategoria Superiore është vendosur që të fillojë më 24 gusht, ndërkohë që Kategoria e Parë më 14 shtator. Gjasat janë që kjo datë, apo edhe një javë më vonë të jenë edhe pikënisja e sezonit të ri futbollistik, teksa të jetë bërë më parë edhe miratimi i paketës ligjore me ndryshimet e nevojshme që janë diskutuar, të cilat sjellin lehtësirat fiskale, tatimore, apo edhe mundësojnë afrimin e financimeve më të shumta nga bota e biznesit, për t’i dhënë zhvillim dhe vazhdimësi sportit në tërësi dhe futbollit në veçanti.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Ata autobusë prodhojnë kancer, keni 5 ditë kohë”, arrihet dakordësia

Pas shumë ditëve të utobusëve të tejmbushur dhe vonesave të pajustifikuara, sot është arritur dakordësia me operatorët e transportit urban. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion...

Derbi gjithnjë përtej futbollit…

Nga: Eduard Zaloshnja Para ca kohësh, zhvillova një sondazh me tifozë e dashamirës të Tironës në lidhje me ndryshimin e emrit zyrtar të klubit (nga...

Vd*kja e turistëve ruse/Prokuroria kërkon ndihmë nga kompanitë e huaja

Lidhur me rastin e vdekjes së mistershme të katër shtetasve rusë, Prokuroria i është drejtuar me një kërkesë një kompanie të huaj, për të...

VIDEO/Semi përplaset me Fifin për shkopin që ajo mban në dorë, shpërthen në lot

Sherri i sajuar ndërmjet Fifit dhe Monikës, ka përshirë lojtarë të tjerë, duke krijuar jo pak polemika tek banorët e shtëpisë së “Big Brother...

Kina teston një raketë hipersonike dhe ndryshon rregullat e lojës

Nga: Pierre Haski Amerikanët kanë një shprehje të saktë për ta përkufizuar këtë lloj informacioni:ato janë “momentet Sputnik”, një referencë ndaj lëshimit të objektit të...