Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Fajin e kishte zysha”, Meta-Ramës: Si do e justifikosh dështimin tënd

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta vuan nga gënjeshtrat që shpik vetë, kërkon të trembë Ramën

Presidenti Ilir Meta bën thirrje se Shqipëria ka nevojë për zhvillimin e zgjedhjeve tani, përndryshe në shtator do të jetë shumë vonë.

Përmes një postimi në Facebook, Meta ironizon kryeministrin Rama teksa shprehet se vendi jonë nuk meriton të mbetet i fundit në rajon për faj të liderëve të tij të llastuar.

“Shqipëria është lodhur me marrëveshje tejet të vonuara, që sakrifikojnë të ardhmen e saj, për të shpëtuar karrierat e politikanëve të papërgjegjshëm, në emër të gjoja stabilitetit që ata e minojnë çdo ditë me sjelljet dhe mosveprimet e tyre”, shkruan ai në postimin e tij.

Meta vazhdon më tej me ironinë, teksa e pyet Ramën se si do e justifikojë dështimin e tij ndaj shtetit shqiptar, pasi sipas tij justifikimet janë për fëmijët dhe jo për politikanët.

Postimi i plotë:

Të mos kalojmë në KundërKohë!

Ky është pikërisht momenti kur koha nuk punon më për ty dhe ti fillon e gënjen veten se do gjesh një rrugë justifikimi për dështimin tënd të sigurt.
U ndodh shpesh fëmijëve kur kanë përpara provimin e një lënde që nuk i tërheq fare. Nuk e zënë me dorë librin për një kohë të gjatë dhe vazhdojnë e luajnë duke gënjyer veten se kanë ende kohë para provimit.
Por vjen një moment, kur koha nuk punon më për ty dhe kalon në KundërKohë.

Atëherë fillon e mendon si të justifikosh dështimin tënd në provimin që ti s’mësove kur duhej.
Kuptohet, zakonisht prindërve u thuhet se fajin e kishte Zysha, se ishte e keqe dhe e padrejtë.
Por fëmijëve u falen sjellje të tilla dhe ato u kthehen në mësim për të ardhmen.

Ndërsa politikanëve jo!

Për më tepër të një vendi që ka shpërdoruar kaq shumë kohë dhe mundësi në tre dekadat e fundit. Të një vendi që në vitet 2000, 2001 ishte gati me të njëjtin ritëm integrues si Kroacia dhe shumë para Serbisë e Malit të Zi.
Se ku ështē Kroacia, dihet prej vitesh, por edhe Serbia dhe Mali i Zi gjithashtu. Po kështu edhe sakrifikimi i çeljes së negociatave për Maqedoninë e Veriut nuk mund të jetë, as zgjidhje, dhe as shpëtimi i fytyrës tonë që nuk duam t’i plotësojmë detyrimet që i dinë të gjithë.

Populli ynë nuk e meriton të mbetet i fundit në rajon, për shkak të liderëve të tij të llastuar!

Kemi dhe fare pak kohë për të mos kaluar në KundërKohë!

Nuk na mjaftoi që ishim në KundërKohë me gjithë qytetërimin Perëndimor për 45 vite?

Duhet hequr dorë urgjentisht nga kokëfortësia për të ecur në dy rrugë përjashtuese, jodemokratike dhe joeuropiane, që s’kanë pikë takimi, jo vetëm me njëra-tjetrën, por që të dyja e nxjerrin vendin për një kohë të pacaktuar nga rruga europiane e sigurt dhe e dëshiruar nga të gjithë shqiptarët.

Duhet Lidership dhe Lidershipi jep zgjidhje në interes të të gjithë vendit!

Në mënyrë që 18 tetori të jetë një ditë e gëzueshme për mbarë shqiptarët dhe rikthimi, jo vetëm të shpresës e sigurisë për të ardhmen, por në radhë të parë të të rinjve tanë.

Shqipëria ka nevojë për zgjidhje!
Tani!
Në shtator do jetë shumë vonë!

Aq më tepër pas 18 tetorit të sakrifikuar për mungesë përgjegjësie ndaj vendit.

Shqipëria është lodhur me marrëveshje tejet të vonuara, që sakrifikojnë të ardhmen e saj, për të shpëtuar karrierat e politikanëve të papërgjegjshëm, në emër të gjoja stabilitetit që ata e minojnë çdo ditë me sjelljet dhe mosveprimet e tyre.

SHQIPËRIA E PARA!??
Me vepra, jo fjalime!

Tags: deshtimiedi ramailir metazgjedhje

TË LIDHURA

Rama pas sulmeve ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet të izolohet
Politikë

Rama pas sulmeve ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet të izolohet

19:40 | 05/03/2026
LAJMI I FUNDIT: Balliu tenton t’i mbyllë mikrofonin Ballës, tensione në Kuvend
Politikë

LAJMI I FUNDIT: Balliu tenton t’i mbyllë mikrofonin Ballës, tensione në Kuvend

19:27 | 05/03/2026
Agron Shehaj: Në Rrjoll po shkruhet historia e protestave, “Mundësia” në krah të qytetarëve
Politikë

Agron Shehaj: Në Rrjoll po shkruhet historia e protestave, “Mundësia” në krah të qytetarëve

19:25 | 05/03/2026
Next Post
U arratis me 31 milionë paund, gruaja e sundimtarit të Dubait kërkon urdhër mbrojtjeje

U arratis me 31 milionë paund, gruaja e sundimtarit të Dubait kërkon urdhër mbrojtjeje

Itali/ Arrestohen 17 persona pjesë e klanit mafioz, ndër ta edhe politikanë të njohur

Itali/ Arrestohen 17 persona pjesë e klanit mafioz, ndër ta edhe politikanë të njohur

“Rama dhe Dako jetojnë në luks”/ Basha tregon arsyen pse shqiptarët janë të varfër

"Rama dhe Dako jetojnë në luks"/ Basha tregon arsyen pse shqiptarët janë të varfër







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Rama pas sulmeve ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet të izolohet
Politikë

Rama pas sulmeve ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet të izolohet

by mirseda
19:40 | 05/03/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmeve të Iranit ndaj Azerbajxhanit, i cili ndodhi paraditen e sotme....

LAJMI I FUNDIT: Balliu tenton t’i mbyllë mikrofonin Ballës, tensione në Kuvend

LAJMI I FUNDIT: Balliu tenton t’i mbyllë mikrofonin Ballës, tensione në Kuvend

19:27 | 05/03/2026
Agron Shehaj: Në Rrjoll po shkruhet historia e protestave, “Mundësia” në krah të qytetarëve

Agron Shehaj: Në Rrjoll po shkruhet historia e protestave, “Mundësia” në krah të qytetarëve

19:25 | 05/03/2026
VIDEO: Raketë balistike iraniane godet fabrikën e naftës në Bahrein, shpërthejnë flakët

VIDEO: Raketë balistike iraniane godet fabrikën e naftës në Bahrein, shpërthejnë flakët

19:19 | 05/03/2026
Erdogan bisedë me Macron: Zgjatja e konfliktit rrezikon gjithë botën

Erdogan bisedë me Macron: Zgjatja e konfliktit rrezikon gjithë botën

19:13 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com