E hënë, 18 Tetor, 2021
11.5 C
Tirana

Itali/ Arrestohen 17 persona pjesë e klanit mafioz, ndër ta edhe politikanë të njohur

Policia Italiane ka arrestuar 17 persona, ndër ta edhe politikanë që janë aktivë në jetën komunale të rajoneve, për shkak se dyshohen të jenë pjesë e klanit mafioz Libri di Reggio Calabria.

Sipas mediave italiane, mësohet se policia të ketë vënë në pranga:

– Alessandro Nicolo, ish-kryetar i grupit të Forza Italia dhe që sot ka kaluar te Fratelli D’Italia, u arrestua dhe u dërgua në burg,

– Sebastiano Romeo, kreu i grupit të PD-së në këshillin rajonal, përfundoi në arrest shtëpie,

– Demetrio Naccari Carlizzi, ish-këshilltar rajonal, një burrë i fortë në zonën renziane të PD-së, dhe kunat i kryetarit të bashkisë së Reggio Calabria, HGiuseppe Falcomata – po hetohet në liri.

Të fortë për shkak të numrit të votave ata merrnin favore në këmbim. Në rajonalet 2014 sipas hetuesve, klani kishte zgjedhur Nicolo te Forza Italia si kandidatin e përshtatshëm. As atëherë ai nuk ngurroi të kërkojë mbështetje duke ofruar në këmbim vende pune për njerëzit e klanit. Janë fakte dhe prova të dokumentuara aq sa e kanë detyruar gjykatësin qe të vendosë arrestin për politikanët. Janë akuza të rënda por që mbetet në hetim të lirë edhe Demetrio Naccari Carlizzi.

Për hetuesit, ish-këshilltari kishte një akord stabël dhe të qëndrueshëm me klanin më të rëndësishëm për qytetit Reggio Calabria, për zgjedhjet komunale, duke kërkuar për veten dhe kandidatët vota që mblidhen nga përfaqësues të Ndragetës. Së bashku me ta, në pranga kanë rënë edhe sipërmarrës të njohur që kanë qenë të lidhur me klanin mafioz. Dy ndërtues të fuqishëm Demetri Berna dhe vëllai Francesco, kanë rënë po ashtu në pranga.

Lexo edhe :   Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...