Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Në Tiranë jetohet mirë. Gjeta punë dhe jam…” Rama nxjerr artikullin e medias italiane

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Në Tiranë jetohet mirë. Gjeta punë dhe jam…” Rama nxjerr artikullin e medias italiane

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin e tij social “Facebook” artikullin e një media italiane, ku tregohet historia e një vajze italiane që ka lenë vendin e saj për të jetuar në Shqipëri, tek i fejuari.

Bëhet fjalë për 30-vjeçaren Ida Nastas, e cila thotë se në Tiranë punon si edituese për një agjenci web-marketing, ndërsa jetën në kryeqytetin shqiptar e konsideron më të mirë dhe më dinamike se në jugun e Italisë.

“MIRËMËNGJES ? dhe me këtë artikull të medias italiane mbi Shqipërinë dhe shanset që vendi ynë ofron sot për të rinjtë e ëndrrat e tyre, ju uroj një ditë të mbarë ?”, shkruan Rama krahas shkrimit të medias italiane.

Artikulli:

Në Shqipëri gjeta punë dhe jam e pavarur. Një rrogë dinjitoze në Itali, është utopi.

“30-vjeçarja Ida Nastasi në Itali nuk arrinte të gjente një punë që nuk ishte e përkohshme, ndaj vendosi që të shkojë tek i fejuari i saj në Tiranë. Tani punon si edituese për një agjenci web marketing. “Jugu në vendin tim është dëshpërues”, thotë ajo. Ndjej nostalgji për shtëpinë, më pas mendoj se ajo që gjeta këtu, atje nuk do të kishte qenë e mundur”.

“Realiteti në Jug të Italisë është dëshpërues. E sapo diplomuar, mezi prisja që të futesha në botën e punës, kisha entuziazëm dhe dëshirë për të punuar, por edhe frikë. Sepse përveç punëve të rastësishme, nuk kisha pasur kurrë mundësinë të gjeja diçka definitive.”

Kështu, Ida Nastasi, 30-vjeçe, e rritur në provincën e Caserta, por me origjinë nga Torre del Greco, në 2017-n zgjodhi të shkonte tek i fejuari i saj, i cili kishte emigruar për punë në Shqipëri. Dhe atje qëndroi.

“I pari që u përball me situatën depresive të punës në Jug të Italisë ishte pikërisht ai. Në Tiranë, sot jetohet mirë“, thotë ajo duke buzëqeshur.

Herën e parë që u nis drejt Shqipërisë, Ida ishte e emocionuar. “Po shkoja për të parë të fejuarin tim pas disa muajsh”, kujton ajo. Duhet të ishin pushime verore, përpara se të rikthehej në shtëpi në Shtator “më e ingranuar se kurrë”. Por në fakt, Ida u rikthye vetëm për të marrë bagazhet dhe për t’u transferuar.

E thotë me bindje: u detyrua të linte vendin e saj. “Pasi u diplomova kisha nisur të kërkoja punë, por u përballa vetëm me kontrata me kohë të caktuar, stazh apo punë që nuk paguhen”.

Atëherë tentoi rrugën e shkollës: kandidohet për mësuese zëvendësuese të përkohshme në Veri të Italisë. Por asgjë. “Puna e mësueses është vërtetë e pasigurt dhe nëse nuk ke mbështetje ekonomike, është e vështirë. Isha shumë e demotivuar”.

Më pas i erdhi mundësia në Shqipëri. Ida sot punon në një agjenci ëeb marketing, si editore dhe copyëriter. “Në Tiranë jetohet mirë. Pjesa më e madhe e shqiptarëve e njeh italishten, e kanë mësuar në shkollë, ose janë rritur duke parë Rai dhe Mediaset”, tregon ajo. Kostoja e jetesës është e ulët dhe ka avantazhe ekonomike të dukshme për një italian.

“Duke nisur që nga çmimi i biletës së autobusit, apo taksisë e cigaret. Fakti që krahu i punës kushton shumë më pak, ndihmuar nga një çmim inferior i punës, përkthehet në çmime të përmbajtura kudo: që nga restorantet tek dentistët, e deri tek estetistja apo shitësit e frutave”. Edhe qiraja e banesave nuk është shqetësim ekonomik. “Gjenden shtëpi të pranueshme, të mobiluara dhe me çmime shumë të mira”.

Dita e Idës nis me një kafe. “Fatmirësisht në shumë lokale kafeja është shumë e mirë, mjafton ta specifikosh që e do të shkurtër”. Dhe pas 10 minutash në autobus është në zyrë. “Në kompjuter nis të shoh testet që më kanë nisur grupet e ndryshme të punës, konsulentët apo kolegët e mi. Korrigjoj përmbajtjen për krijimin e postimeve për mediat sociale dhe fushatat publicitare dhe më pas i dedikohem blogut të agjencisë për të cilin shkruaj çdo javë. Në të shkuarën kam bërë edhe kurse italishteje dhe komunikimi për konsulentët, duke dhënë vlerësimin për nivelin e gjuhës”, shpjegon ajo. Megjithatë, në disa raste, ndryshimet me Italinë janë të dukshme. “Shoh që ka shumë prapambetje në mënyrën e të menduarit”, tregon Ida. “Jam përshtatur me zakonet lokale me shumë durim, duke hequr dorë nga mendimi sesi jam në Itali, pyetje apo gjëra që këtu e kam të pamundur t’i bëj apo t’i gjej”.

Rikthimi në Itali? “Në vendin tim në këtë moment janë vetëm gjërat e dashura. E shoh me nostalgji dhe më mungon gjithçka që kam jetuar dhe kam dashur deri pak vite më parë. Kur mbushem me nostalgji, mendoj sesi jetoj tani, për pavarësinë time, pazaret që mund të bëj e vetme dhe e di shumë mirë që nuk do të kisha pasur mundësinë të kisha të njëjtat gjëra nëse do të rrija në qytetin tim. Gjithsesi do të isha detyruar që të transferohesha në Veri të Italisë”.

Ida shpjegon pozicionin e saj dhe atë të gjeneratës së saj, me plot qartësi. “Të futesh në botën e punës për të rinj si ne, 28, 29, 30 vjeç është gjithnjë e më e vështirë. Pastaj vijnë 20-vjeçarët që të lenë pas sepse presupozohet se në moshën 30-vjeçare i ke aftësitë dhe kompetencat. Në Itali ka shumë, ndoshta tepër gjëra që duhet të ndryshojnë”.

Si e imagjinon të ardhmen e saj? Shpreson të shkojë pranë familjes së saj dhe të gjejë një punë të qëndrueshme në Itali, me një rrogë dinjitoze që mund t’i lejojë të paguajë qiranë, faturat, e të bëjë pazar. “Ajo që konsiderohet rrogë e denjë, në Itali sot duket utopi”

 

Tags: edi ramaIda Nastasmedia italianepune

TË LIDHURA

Aksident me vdekje në Përrenjas, makina përplas kalimtaren
Aktualitet

Aksident me vdekje në Përrenjas, makina përplas kalimtaren

13:57 | 23/06/2025
Akuzohet nga SPAK për fshehje pasurie, shtyhet gjyqi për Asllan Dogjanin
Aktualitet

Akuzohet nga SPAK për fshehje pasurie, shtyhet gjyqi për Asllan Dogjanin

13:37 | 23/06/2025
Aksident i rëndë në Prrenjas, makina përplas për vdekje 70-vjeçaren
Aktualitet

Aksident i rëndë në Prrenjas, makina përplas për vdekje 70-vjeçaren

13:28 | 23/06/2025
Next Post
EMRI/ Kush është i riu që i hodhi shishe me benzinë Kryeministrisë, si u përgjigj në polici

EMRI/ Kush është i riu që i hodhi shishe me benzinë Kryeministrisë, si u përgjigj në polici

Rrëzohet avioni ushtarak, 17 persona humbin jetën

Rrëzohet avioni ushtarak, 17 persona humbin jetën

Solidariteti me Haradinajn përtej dritë hijeve të Ramushit

Pacolli reagon ashpër ndaj Haradinajt: Ish-kryeministër, mblidhi plaçkat dhe ec

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025




TË FUNDIT

ASGJË E RE TE TIRANA…! Klubi nuk ka zyrtarizuar trajnerin e ri, ende asnjë lojtar i afruar
Sport

ASGJË E RE TE TIRANA…! Klubi nuk ka zyrtarizuar trajnerin e ri, ende asnjë lojtar i afruar

by mirseda
14:42 | 23/06/2025
0

Asgjë e re përveç heshtjes te Tirana. Pas largimit të Bledi Shkëmbit, klubi ‘bardheblu’ ende nuk ka...

Gerta, e radhës që heqë filler-ët, ja si u transformua me kthimin në natyralitet

Gerta, e radhës që heqë filler-ët, ja si u transformua me kthimin në natyralitet

14:25 | 23/06/2025
Hailey Bieber heq unazën e martesës

Hailey Bieber heq unazën e martesës

14:17 | 23/06/2025
Izraeli godet sërish në centralet bërthamore iraniane

Izraeli godet sërish në centralet bërthamore iraniane

14:08 | 23/06/2025
Aksident me vdekje në Përrenjas, makina përplas kalimtaren

Aksident me vdekje në Përrenjas, makina përplas kalimtaren

13:57 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com