E hënë, 18 Tetor, 2021
11.5 C
Tirana

Rrëzohet avioni ushtarak, 17 persona humbin jetën

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një aeroplani ushtarak, në një zonë afër qytetit të Rawlpindi-t.

Aeroplani u rrëzua në një fshat të varfër të qytetit që shërben si bazë kryesore e ushtrisë, duke krijuar një shpërthim zjarri i cili ndriçoi qiellin.

“I kemi pranuar 17 trupa të vdekur, në mesin e të cilëve janë 12 civilë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit”, tha zëdhënësi i ekipeve të shpëtimit, Farooq Butt, duke shtuar se 12 persona të tjerë janë lënduar në aksidentin që ndodhi afër kryeqytetit të Pakistanit, Islamabad.

Një banor tha se aksidenti ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit. “U zgjova nga zhurma e një shpërthimi të madh. Dola jashtë shtëpisë dhe pashë flakë të mëdha”, u shpreh Mohammad Sadiq.

Një banor tjetër, Ghulam Khan, tha se e dëgjoi zhurmën e aeroplanit kur ai kaloi mbi shtëpinë e tij dhe duket se kishte marrë flakë para se të rrëzohej. “Zhurma ishte e frikshme”, tha ai.

Sipas mediave të huaja, aeroplani i rrëzuar ishte në një mision trajnues të zakonshëm, teksa të gjithë të lënduarit janë dërguar menjëherë në spital.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...