E hënë, 18 Tetor, 2021
11.5 C
Tirana

EMRI/ Kush është i riu që i hodhi shishe me benzinë Kryeministrisë, si u përgjigj në polici

Ky që shihni në foto është Nazmi Caka i cili dy vjet më parë hyri në bankë, por nuk vodhi asgjë.

Në kohën kur u arrestua ai ishte 21 vjeç dhe e habiti policinë me përgjigjen që ju dha, hyra për të vjedhur se isha i paushqyer, por pastaj u pendova.

Filmimet u shpërndanë në atë kohë nga policia e cila tregoi grabitësin e pazakontë që në fakt nuk vodhi asgjë. Kësaj radhe pasi ka përfunduar burgun, Nazmi Caka ka çuditur sërish policinë.

I vetëm, me një shishe benzinë, Caka ka protestuar mesnatën e të shtunës duke hedhur shishen në hyrje të kryeministrisë. Policia e ka shoqëruar protestuesin e vetmuar duke i hedhur menjëherë prangat, ndërsa në shtëpinë ku ai jeton me qira në Sauk ju gjet edhe një shishe tjetër me lëndë ndezëse të cilët ai vetë e rrëfeu që po e mbante për protestën e radhës.

Policia e mësuar me protestat që zgjatën disa muaj, e ka referuar materialin në prokurori për protestuesin e vetmuar.

I pyetur nga gjyqtarja gjatë shqyrtimit të masës së sigurisë të mbajtur këtë të hënë, se përse ka protestuar, i riu është përgjigjur: Protestova se më ka fyer kryeministri.

Për shkak të rrezikshmërisë së ulët të protestuesit gjykata ka vendosur masën detyrim paraqitje për të riun i cili deklaron se është jetim dhe i papunë./TCH

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...