Kryeministri në largim Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqjen pak ditë me parë, mbajti një takim me strukturat e partisë së tij në Pejë.
Mbledhja e kabinetit qeveritar është kundërshtuar nga opozita dhe shoqëria civile, pasi e konsiderojnë të kundërligjshme.
Ndërkohë, Haradinaj, ka dërguar pyetje në Gjykatën Kushtetuese lidhur me dorëheqjen e tij, nëse mund të vazhdojë punën e të marrë vendime.
Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka reaguar lidhur me këtë rast, e cila, përmes një statusi në “Facebook”, ka shkrua se dorëheqja e tij nënkupton që ai duhet të “mbledhë plaçkat e të largohet.
“Dorëheqja e jote ISH Kryeministër i bie mbledhi plaçkat e ec”, shkruan Pacolli në Facebook.