Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Nuk i del inati, Meta i ‘kërkon llogari’ ambasadorit të BE-së: S’keni bërë përpjekje për dialog

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Nuk i del inati, Meta i ‘kërkon llogari’ ambasadorit të BE-së: S’keni bërë përpjekje për dialog

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së bërë nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, i cili kërkoi nga palët politike në mënyrë urgjente një tryezë dialogu, ndërsa shtoi se për çdo çështje të pazgjidhur, përfshirë dhe zgjedhjet, do të përgjigjet Gjykata.

Meta ka ngritur disa pyetje për Sorecën, ndërsa theksoi se një nga shqetësimet dhe vërejtjet që ka pasur për Delegacionin e BE gjatë gjithë këtyre viteve, sipas tij, ka qenë se nuk ka bërë përpjekjet më të mira për të nxitur një dialog real midis palëve.

Reagimi i plotë:

PYETJE PUBLIKE PËR AMBASADORIN SORECA

Presidenti i Republikës përshëndet nxehtësisht thirrjet e sinqerta të ambasadorit Soreca për “pjekuri politike dhe për angazhimin urgjentisht në një dialog politik për të kapërcyer situatën aktuale”.

Me këtë rast Presidenti ka disa pyetje publike:

A ishit ju realisht për nxitjen e dialogut mes palëve më parë z.Ambasador?

A morët ju ndonjë nismë konkrete për vendosjen e këtij dialogu mes palëve?

A i kërkuat ju mbështetjen Presidentit për dialog, me qëllim që t’ja kursenim shfaqjen e shëmtuar të 30 qershorit Shqipërisë dhe së ardhmes së saj europiane?

A e dini ju që Presidenti mori një nismë për anullimin e zgjedhjeve me qëllim vendosjen e dialogut mes palëve?

Përse nuk e mbështetët ju Presidentin në këtë inisiativë publikisht?

A e dini ju që në 24 maj 2019 përfaqësuesit zyrtarë të grupit kryesor në Bundestag, deputetët Ëadephul dhe Schmidt, përmes një qëndrimi zyrtar kërkuan vendosjen urgjent të dialogut për zgjidhjen e krizës, madje u ofruan për moderimin e këtij dialogu me qëllimin e mirë për të ndihmuar në çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE-në dhe theksuan edhe rëndësinë e një date të re për zgjedhjet vendore, që të ishin demokratike dhe gjithpërfshirëse, si domosdoshmëri për të ndihmuar çeljen e negociatave?

A e dini ju që Presidenti menjëherë reagoi duke mbështetur këtë nismë dhe tregoi vullnetin e tij për të dekretuar një datë të re të zgjedhjeve, pas dakordësimit të palëve?

A e dini ju që Presidenti i Republikës ka dekretuar datën 13 tetor 2019, për zhvillimin e zgjedhjeve lokale gjithpërfshirëse? Çfarë qëndrimi keni ju?

A e keni sqaruar z.Rama se zgjedhjet pa opozitën nuk plotësojnë kriteret e Kopenhagës, shkelin parimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe pamundësojnë çeljen e negociatave të anëtarësimit në tetor 2019?

A e dini ju që po dje Presidenti ka theksuar, duke patur parasysh rëndimin e krizës politike në vend, që 13 tetori 2019 të jetë jo vetëm data e zgjedhjeve lokale, por edhe e atyre parlamentare dhe presidenciale, për t’i dhënë fund njëherë e mirë kësaj krize të thellë dhe të gjithanshme të përfaqësimit në vend?

Ju e dini shumë mirë, që ditën e parë që keni mbërritur këtu, se një nga shqetësimet dhe vërejtjet e mia për Delegacionin e BE gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë se nuk ka bërë përpjekjet më të mira për të nxitur një dialog real midis palëve.

Për pyetjet e tjera për Reformën në Drejtësi dhe Gjykatën Kushtetuese do vijoj më vonë, por dialogu, temat, mënyrat dhe objektivat e tij të përcaktura qartë janë prioriteti numër një për momentin, sipas mendimit tim.

Përshëndetjet më të përzemërta dhe bashkëngjitur po ju kujtoj publikisht dhe qëndrimin zyrtar të Zv/kryetarit të Grupit parlamentar të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, z.Johann Ëadephul.

DEKLARATA E ZV/KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR CDU / CSU, Z.JOHANN DAVID ËADEPHUL:

“Pas vendimit të Presidentit, ekziston një situatë e re politike dhe të gjitha palët tani duhet të kërkojnë rrugën e pajtimit, duke përfshirë zgjedhjet lokale demokratike me kandidatë potencialë të shumëfishtë, që do të thotë se TË GJITHË DUHET TË PRANOJNË VENDIMIN E PRESIDENTIT dhe pastaj marrin pjesë në procesin politik. GJITHÇKA TJETËR DO TË JETË JO EUROPIANE dhe do të shtonte dyshimet në mënyrë të panevojshme sa i përket dobishmërisë së procesit të aderimit, duke krijuar kështu një bazë të re për bashkëjetesën paqësore të konkurrentëve politikë.
Në Europë, çdo qeveri duhet të pranojë një opozitë kritike, dhe çdo opozitë duhet të pranojë një qeveri efektive. Kjo është një bazë esenciale për një shtet po aq të qëndrueshëm dhe demokratik. NËSE SHQIPËRIA DËSHIRON TË SHKOJË NË KËTË RRUGË DREJT EUROPËS, SIGURISHT QË DO TË MARRË NDONJË MBËSHTETJE NGA GJERMANIA. “

Tags: bedialogilir metaLuigi SorecaZgjedhjet

TË LIDHURA

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet
Aktualitet

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet

23:08 | 18/06/2025
Aksident në autostradën Kavajë-Durrës, furgoni përplaset me një C-Class
Aktualitet

Aksident në autostradën Kavajë-Durrës, furgoni përplaset me një C-Class

22:32 | 18/06/2025
Hasmëria e vjetër apo konflikti me grupin e Vis Martinaj? Pse u eliminua ‘Sidi’ dhe i ati
Aktualitet

Hasmëria e vjetër apo konflikti me grupin e Vis Martinaj? Pse u eliminua ‘Sidi’ dhe i ati

22:12 | 18/06/2025
Next Post
Mediat ndërkombëtare: Bota në zi për humbjen e jetës së futbollistes shqiptare

Mediat ndërkombëtare: Bota në zi për humbjen e jetës së futbollistes shqiptare

“Ramaforma”/ Ish-deputetja-Spiropalit: Vazhdo zukatjen, fundin e ke në kazanët e plehrave

“Ramaforma”/ Ish-deputetja-Spiropalit: Vazhdo zukatjen, fundin e ke në kazanët e plehrave

PD me skenarë dhune, Rama i ‘sfidon’ hapur (video)

Komisioni Evropian refuzoi kërkesën e Holandës, reagon menjëherë Rama

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025




TË FUNDIT

Rikuperim i ngadaltë, mbrojtësi i Realit mungon deri në tetor
Sport

Rikuperim i ngadaltë, mbrojtësi i Realit mungon deri në tetor

by mirseda
23:12 | 18/06/2025
0

Trajneri i Real Madrid, Xabi Alonso nuk do të ketë të disponueshëm mbrojtësin Ferland Mendy deri në...

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet

23:08 | 18/06/2025
Aksident në autostradën Kavajë-Durrës, furgoni përplaset me një C-Class

Aksident në autostradën Kavajë-Durrës, furgoni përplaset me një C-Class

22:32 | 18/06/2025
Tirana ndan rrugët me trajnerin, Shkëmbi ikën nga bardheblutë

Tirana ndan rrugët me trajnerin, Shkëmbi ikën nga bardheblutë

22:29 | 18/06/2025
Hasmëria e vjetër apo konflikti me grupin e Vis Martinaj? Pse u eliminua ‘Sidi’ dhe i ati

Hasmëria e vjetër apo konflikti me grupin e Vis Martinaj? Pse u eliminua ‘Sidi’ dhe i ati

22:12 | 18/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com