Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

EU reporter artikull Shqipërisë: SHBA kërkon që zgjedhjet të zhvillohen paqësisht, përndryshe…

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
EU reporter artikull Shqipërisë: SHBA kërkon që zgjedhjet të zhvillohen paqësisht, përndryshe…

EU reporter në artikullin që i ka kushtuar zgjedhjeve vendore të 30 qershorit në Shqipëri shkruan se SHBA ka paralajmëruar se zgjedhjet duhet të zhvillohen në mënyrë paqësore, në rast të kundërt opozita do të klasifikohet si “organizatë e dhunshme”.

Nënkryetari i misionit të Ambasadës Amerikane në Shqipëri, Daniel Koski, tha se “çdo akt dhune nga dita e sotme deri më 1 korrik, do ta detyrojë Departamentin Amerikan të Shtetit t’ju klasifikojë si organizatë të dhunshme”.

SHKRIMI I PLOTE

SHBA ka paralajmëruar se zgjedhjet e kësaj fundjave në Shqipëri duhet të zhvillohen paqësisht, përndryshe opozita e vendit do të klasifikohet si “organizatë e dhunshme”

Paralajmërimi i pazakontë dhe jashtëzakonisht i fortë vjen pak ditë përpara zgjedhjeve vendore, që Partia Demokratike në opozitë ka vendosur t’i bojkotojë.

Nënkryetari i misionit të Ambasadës Amerikane në Shqipëri, Daniel Koski, tha se “çdo akt dhune nga dita e sotme deri më 1 korrik, do ta detyrojë Departamentin Amerikan të Shtetit t’ju klasifikojë si organizatë të dhunshme”.

Mesazhi i fortë i drejtohet PD-së, që konsiderohen fajtore për problemet që po kalon vendi si në marrëdhëniet e brendshme ashtu edhe në ato ndërkombëtare.

Pavarësisht bojkotit dhe përpjekjeve të Presidentit Ilir Meta për t’i anuluar zgjedhjet vendore, ato do të zhvillohen këtë të diel. Dekreti i Presidentit Meta për anulimin u rrëzua nga Kolegji Zgjedhor.

Prej disa muajsh opozita ka organizuar protesta, disa prej të cilave u përshkallëzuan në dhunë. Televizioni shqiptar “Top Channel” ka raportuar se opozita është paralajmëruar nga Departamenti amerikan i Shtetit se PD-ja do të klasifikohet si “organizatë e dhunshme” nga SHBA nëse dhuna vazhdon.

Një eurodiplomat theksoi se “kjo është një deklaratë shumë serioze dhe vetëm një shkallë më poshtë se klasifikimi si organizatë terroriste”.

Shqipëria po përjeton një krizë politike prej disa muajsh, ndërsa kthesa e fundit e ngjarjeve erdhi së fundmi nga një telefonatë e Kryeministrit socialist Edi Rama me diplomatin amerikan Philip T. Reeker, zëvendëssekretar për Euroazinë në Departamentin amerikan të Shtetit.

Sipas “Top Channel”, Reeker këmbëngul që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor, qëndrim i mbajtur nga SHBA dhe vendet europiane që në fillim të krizës.

Reeker deklaroi se SHBA-ja po ndjek “nga afër” zhvillimet në Shqipëri.

Të enjten e kaluar, Daniel Koski pati një takim me Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, drejtuesit e opozitës në Shqipëri.

Një zyrtar amerikan në Shqipëri tha se “mesazhi që iu dha është shumë i qartë: Çdo akt dhune nga dita e sotme deri në 1 korrik, do ta detyrojë Departamentin amerikan të Shtetit t’ju klasifikojë si organizatë të dhunshme”.

Klasifikimi amerikan i organizatave të dhunshme është vetëm një vend poshtë organizatave terroriste.

Ky klasifikim do të prekte drejtuesit dhe anëtarët e organizatës, të cilëve mund t’i sekuestrohen pasuritë e t’u bllokohen llogaritë bankare. Një tjetër masë do të ishte ndalimi për të udhëtuar dhe ndikimi i drejtpërdrejtë mbi pozicionet publike apo bizneset e tyre.

Opozita kërcënon të pengojë fizikisht zhvillimin e zgjedhjeve të dielën. Javën e kaluar, militantë të partive opozitare shkatërruan materiale zgjedhore për të penguar zhvillimin e zgjedhjeve në disa bashki të drejtuara nga opozita.

Kryeministri Rama, pavarësisht trazirave dhe bojkotit, ka theksuar se zgjedhjet do të zhvillohen të dielën.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se partitë opozitare nuk mund të tërhiqen nga votimi, pra zgjedhjet që do të zhvillohen do të jenë të vlefshme.

“Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, që është trupa më e lartë gjyqësore në Shqipëri për çështjet zgjedhore konfirmoi vendimin e KQZ-së, që konsideroi si të pavlefshëm dekretin e Presidentit të Republikës për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit”, tha Denar Biba, zëvendëskryetari i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve.

Partia Socialiste, që nisi një proces për të shkarkuar Presidentin për shkak të këtij dekreti, e konsideroi vendimin e Kolegjit si një fitore.

“Kolegji vendosi, të gjitha partitë duhet të respektojnë këtë vendim”, tha për gazetarët Taulant Balla, kryetari i grupit parlamentar të PS.

Megjithatë, opozita, që po i bojkoton zgjedhjet e po zhvillon protesta të përjavshme kundër Ramës, e shpërfilli këtë vendim, duke deklaruar se do të respektonte gjithësesi dekretin e Presidentit.

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohin qeverinë si të ligjshme dhe i kanë bërë thirrje opozitës të rikthehet në parlament e të marrë pjesë në zgjedhjet vendore.

“Synimi i shpallur i opozitës është forcimi i demokracisë në vend, por veprimet e dhunshme gjatë protestave shkojnë kundër këtij qëllimi,” nënvizoi në një deklaratë Ambasada Amerikane.

Opozita nisi serinë e protestave që në mes të shkurtit duke akuzuar zyrtarë të qeverisë për korrupsion dhe vjedhje votash gjatë zgjedhjeve parlamentare që u zhvilluan përpara dy vitesh.

Kryeministri Rama, nga ana tjetër, tha se qëllimi kryesor i opozitës është të pengojë nisjen e negociatave të vendit për anëtarësim në BE.

Tags: “EU Reporter”paqësoreSHBAshqiperiZgjedhjet

TË LIDHURA

Akuzohet për kultivim lëndësh narkotike, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

Akuzohet për kultivim lëndësh narkotike, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

09:36 | 18/02/2026
Kriza godet industrinë gjermane, humben 124.000 vende pune
Analizë

Kriza godet industrinë gjermane, humben 124.000 vende pune

09:15 | 18/02/2026
Ndihmoi dy emigrantë të futeshin ilegalisht në Shqipër, arrestohet shtetasi sudanez në Korçë
Aktualitet

Ndihmoi dy emigrantë të futeshin ilegalisht në Shqipër, arrestohet shtetasi sudanez në Korçë

08:56 | 18/02/2026
Next Post
Shkatërrimi i grupit kriminal, Lleshaj: Tregon profesionalizmin e organeve tona ligjzbatuese

Shkatërrimi i grupit kriminal, Lleshaj: Tregon profesionalizmin e organeve tona ligjzbatuese

Kryeministri Rama pritet me protesta edhe në Elbasan

Kryeministri Rama pritet me protesta edhe në Elbasan

Matteo Salvini zbulon telefonatën me presidentin Meta: U mundova të…

Matteo Salvini zbulon telefonatën me presidentin Meta: U mundova të...







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Akuzohet për kultivim lëndësh narkotike, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

Akuzohet për kultivim lëndësh narkotike, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

by mirseda
09:36 | 18/02/2026
0

Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas në kërkim, i cili akuzohet se ka kultivuar bimë narkotike...

Vatikani refuzon ftesën e Trump për ‘Bordin e Paqes’,mbështet OKB-në për zgjidhjen e krizave globale

Vatikani refuzon ftesën e Trump për ‘Bordin e Paqes’,mbështet OKB-në për zgjidhjen e krizave globale

09:34 | 18/02/2026
OKB për dosjet e Epstein: Akuzat mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit

OKB për dosjet e Epstein: Akuzat mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit

09:21 | 18/02/2026
Kriza godet industrinë gjermane, humben 124.000 vende pune

Kriza godet industrinë gjermane, humben 124.000 vende pune

09:15 | 18/02/2026
Ndihmoi dy emigrantë të futeshin ilegalisht në Shqipër, arrestohet shtetasi sudanez në Korçë

Ndihmoi dy emigrantë të futeshin ilegalisht në Shqipër, arrestohet shtetasi sudanez në Korçë

08:56 | 18/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com