Politikë

Kryeministri Rama pritet me protesta edhe në Elbasan

               Publikuar në : 19:30 - 26/06/19 Enno

Mbështetësit e opozitës janë grumbulluar në Elbasan për të protestuar vajtjen e kryeministrit Rama.

Rama pritet të mbërrijë në Elbasan pas disa minutash, për të zhvilluar takimin e tij të fundit elektoral në këtë zonë.

Me pankartat, “Rama ik”, dhjetëra mbështetës të PD-së, protestojnë për largimin e qeverisë së kryeministrit Rama dhe vendosjen e një qeverie tranzitore në pushtet.

Opozita kishte paralajmëruar se në orën 06: 30 do të mbajë një protestë marshimi paqësore, e cila do të niste pranë pallatit të sportit “Tomorr Sinani”, aty ku do të funksionojë edhe  KZAZ-ja për bashkinë Elbasan.

Më pas turma pritet ti drejtohet qendrës së qytetit ku do të mbahet mitingu i Kryeministrit. Ndërkohë forca të shumta policie dhe të FNSH-së janë vendosur në Elbasan.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT