Kryesore

Matteo Salvini zbulon telefonatën me presidentin Meta: U mundova të…

               Publikuar në : 19:38 - 26/06/19 Enno

Ministri i Brendshëm dhe njëherazi Zv.kryeministri i Italisë, Matteo Salvini ka zbuluar përmes një video të postuar në Facebook se ka pasur një bisedë telefonike me Presidentin Meta.

Salvini shprehet i shqetësuar për situiatën në Shqipëri dhe thekson se përmes bisedës me Metën është munduar të kuptojë situatën dhe si të ndihmojë vendin fqinj.

“Pasdite të mbarë nga zyra e ministrisë së Brendshme. Kam pasur një ditë impenjative. Telefonova homologun libian. Kam dëgjuar edhe presidentin shqiptar për t’u munduar të kuptoj se si mund ta ndihmojmë një vend të vogël, fqinj dhe mik me ne, për shmangur dhe për të ndaluar shtimin e përplasjeve në sheshe si javët a kaluara”, – ka thënë Salvini në një video live nga zyra e tij, ku ka folur sërish edhe kundër politikave që Bashkimi Europian po ndjek për të parandaluar emigracionin, duke lënë të kuptohet se ka “përveshur mëngët” për ta zgjidhur vetë problemin.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT