Mesditën e sotme ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me kreun e KLP-së, Gent Ibrahimin.
Pas takimit, Soreca ka reaguar përmes një postimi në Twitter në të cilin shprehet se KLP-ja është në fazën e fundit të përzgjedhjes së kandidatëve dhe se SPAK duhet të funksionojë sa më shpejt.
Reagimi i plotë:
“KLP-ja në fazën e fundit të përzgjedhjes së kandidatëve. Është shumë e rëndësishme që SPAK të funksionojë sa më shpejt të jetë e mundur, për të përmirësuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
https://twitter.com/LSorecaEU/status/1143476109323001857